Ekipi i vëzhguesve të ODIHR-it fillon aventurën; dhe gjithçka fillon me një konferencë për shtypin

Ekipi vëzhgues afatgjatë ndërkombëtar i ODIHR-t nisi sot zyrtarisht misionin në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ekipi kryesohet nga ekspertja amerikane Conny McCormak që prezantoi sot në Tiranë, punën e misionit per monitorimin e zgjedhjeve ne vendin tonë. Ata kanë dhënë një konferencë shtypi menjëherë pasi kanë takuiar Aldo Bumçi, ministër i jashtëm, dhe anëtarët e ke KQZ-së, që tanimë janë vetëm katër.
Kjo është konferenca e parë për shtypin e një ekipi që do të jetë këtu deri nga mesi i korrikut. Gjuha e zonjës Conny McCormak ishte e kujdesshme, gjë e pritshme në rrethanat kur ajo sapo ka mbërritur në Shqipëri. Sipas kryetares së misionit, ekipi i ODIHR-it do të nxjerrë një raport të ndërmjetëm pas tre javësh, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve do të mbahet një konferencë për shtypin me gjetjet dhe konstatimet paraprake. Pas ditës së zgjedhjeve bërthama e ekipit do të qëndrojë në Shqipëri deri nga mesi i korrikut për të vëzhguar situatën paszgjedhore në vend.”
Dhe më tej ajo ka thënë: “Ne do të bëjme vlerësim të kuadrit ligjor të amenduar, administrimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe zbatimin e teknologjive të reja zgjedhore, mbulimin e medias dhe fushatën elektorale.. … Është me shumë rëndësi [të kuptohet] që roli i ekipit të ODIHR-it është vetëm vëzhgimi dhe jo të ndërhyjë në rolin procesin zgjedhor. Ne nuk përcaktojmë zgjedhjet nëse janë legjitime apo jo, ne japim rekomandime”.
Sidoqoftë, të gjitha këto deklarata jepen në një kohë që misioni sapo ka filluar punën.
Re.Pu.
Add new comment