Bushati: 400 mijë dollarët dhënë Podesta-ve janë taksë që ia paguajmë anti-amerikanizmit të Berishës

Postuar në 15 Maj, 2013 14:50

Pasi ka dalë lajmi se Berisha ka paguar një dorë tjetër të mirë parash për agjencinë amerikane të lobimit që po shndërrohet në një gjeratore që thith fonde nga buxheti i shtetit (400 mijë dollarë ishte kjo “gjobë” e fundit), njeriu i PS-së i ngarkuar për të mbuluar problemet ndërkombëtare, Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë për Top-channel-in, në të cilën thotë të vetën lidhur me këtë praktikë: "Sa më shumë trash zullumet ky pushtet, të cilit po i afron fundi, aq më shumë shtohet kostoja për takspaguesit shqiptarë. Sali Berisha duket qartë që është i vetmi Kryeministër në NATO dhe Europë që i ka vendosur një çmim antiamerikanizmit të tij, sentimenteve të tija antiperëndimore dhe këtë çmim për fat të keq do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë".

Më tej, ai ka denoncuar dhe praktikën qeveritare të ndjekur për të bërë të mundur këtë pagesë. Ai tha: "Jemi në kushtet e paradokseve, kur një Ministri jashtë fushës së kompetencave dhe përgjegjësive (ministria e integrimit) propozon që 400 mijë dollarë t'i jepen Kryeministrit për lobim në SHBA, që do të ekzekutohen nga Ministria e Financave. Jemi në kushtet e antikushtetutshmërisë, sepse ky vendim duhej që të publikohej menjëherë në Fletoren Zyrtare, duke qenë se i ka prodhuar pasojat e tij të menjëhershme. Dhe jemi pak ditë, pasi përfaqësuesi më i lartë i SHBA-ve në Tiranë, e tha shkoqur që kjo Qeveri po e fut vendin në një kurs përplasje me perëndimin dhe SHBA-në".

 

Re.pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.