Topi për Topallin: Është e padenjë të përfaqësojë një qytet si Shkodra

Kreu i FRD-së, Bamir Topi është intervistuar në një program të televizionit A1 Report, në programin ‘Airport’ të drejtuar nga Anila Basha, dhe mes të tjerash ka dhënë një konsideratë të tijën dhe për Jozefina Topallin, me të cilën – të paktën, sipas medias – ka pasur një marrëdhënie të vështirë qysh në krye të herës, dhe kjo për shkak të një rivaliteti mes të dyve brenda PD-së.
Fillimisht Topi i zgjedh termat teksa i duhet të flasë për të. Por më pas nuk mund të rrijë pa i hedhur spica. “E kam pasur kolege, e natyrisht më vjen keq për trajektoren e politikës së saj, dhe [për faktin që] e kanë lënë ashtu si e kanë lënë”, thotë ai. ‘Fillikat”, shton menjëherë për të bërë një saktësim. Dhe pak më poshtë, e rrit dozën e qortimit: “Ajo është sjellë në mënyrë shumë servile, gati-gati të padenjë për një njeri që përfaqëson një qytet si Shkodra”.
Re.Pu.
Comments
Sa me pelqeka si foto. Nese
<p>Sa me pelqeka si foto. Nese nuk eshte nderhyre ne fotografi, kjo eshte brilante.</p>
Add new comment