Ben Andoni analizon PD-në në opozitë, me dhe pa Berishën

Çfarë do të ndodhë në PD, nëse ajo del e humbur nga zgjedhjet e 23 qershorit? Ben Andoni e ka një ide, dhe e thotë për gazetën Dita: “Berisha di ta projektojë gjithnjë fajin e tij tek të tjerët, më së shumti tek ata që janë të pambrojtur në PD. Apriori duket qartë se ai e ka të gjithë strukturën e partisë së tij në dorë, duke i kthyer njerëzit e partisë së tij, në pozitat e Byrosë politike në fund të jetës së Enver Hoxhës. Kështuqë, nuk mund të pritet ndonjë tronditje e madhe derisa fizikisht Berisha është i aftë dhe për të gjithë ka gati nga një ‘kleçkë’ që ua mban për të tilla momente të vështira.”
Por në versionin që Berisha largohet, apo në një vështrim më perspektiv, ai sheh Lulzim Bashën si njeriun që do marrë komandën në PD. “Kujdesi me të cilën sillet [Berisha] me kryebashkiakun Basha, që nuk njeh asnjë skrupull dhe që është një Berishë kinse modern në miniaturë, po tregojnë se ai do jetë de jure njeriu i tij. Për të u sakrifikuan shumë gjëra në PD dhe me sa duket ai do jetë kali i vetëm, që do të tërheqë shpejt karrocën e kësaj force politike, që e presin tatëpjetat e Opozitës”. Topallin nuk e sheh si rivale të tij, dhe kjo “për shkak të mesazhit të keq, që ka dhënë kudo me sjelljen e saj”.
Re.Pu.
Comments
Domethene iku Berisha,
<p>Domethene iku Berisha, keshtu, tak-fuck, edhe zgjedhjet mbetet te behen veç per formalitet, apo jo? Meqe qenka keshtu, them eshte me mire te merremi me qeverisjen e ardhshme, qe qysh pa u bere na e tregon mire se ç'qeverisje do jete, se sa te merremi me nje kufome politike si Berisha dhe nje varreze si PD. Ne fund te fundit, kujt i plas se ç'do behet me to, ne mos atyre si puna e Islamit qe Berisha u ka thyer dhembet dhe i ka bere te vishen gra ose te fshihen poshte divanit?</p>
Puna eshte se duhet te humbi
<p>Puna eshte se duhet te humbi Sala njehere...</p>
Add new comment