Mbërrijnë muxhahedinët

Postuar në 16 Maj, 2013 11:27

Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e parë iranianë, nga 210 që ka pranuar të strehojë qeveria shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i OKB-së Martin Kobler, sipas të cilit muxhahedinët që strehoeshin në Irak kanë mbërritur në Tiranë të mërkurën në mbrëmje. Qeveria shqiptare ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë strehim për 210 muxhahedinë dhe në këtë mënyrë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e anëtarëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK. Deklarata u bë më 16 Mars të këtij viti nga kryeministri Berisha në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler.

Organizata e Muxhahedineve të Popullit Iranian ka deklaruar se jeta e mbi 3000 muxhahedinëve në kampin Ashraf në Irak ka qënë në rrezik dhe për këtë arsye duhet të largoheshin të gjithë prej andej. (Mojahedin-e-Khalq) MEK janë një grup i armatosur e urryer në Irak dhe Iran, pasi akuzohen për terrorizëm dhe masakra. Ish-aleate të Sadam Hysein, tashmë kanë mbetur pa atdhe dhe në rrezik për t’u shfarosur prej hakmarrjes së kurdëve dhe shiitëve të Irakut. Re.Pu.

Comments

Submitted by Lui (not verified) on

<p>Sot mberriten por shume pak kohe do qendrojne, se nuk e kan inden se ku i sollen. Po i marrin meqaf te shkretet per ndonje fjale te mire per zgjedhjet. Shqiperia ska kushtet minimale per njerzit qe jetojne aty jo më per persona qe duan ndihme qe nuk ekziston ne Shqiperi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.