Kryeministri ngre në qiell vlerat e Kryeparlamentares, duke lënë të lexohet vërtetësia e “puçit” me kandidatët e qarkut të Shkodrës

Postuar në 18 Maj, 2013 05:41

Gjatë një aktiviteti me rastin e 22-vjetorit të grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Kryeministri Berisha është pyetur ndër të tjera edhe për “debatin” e krijuar mbi riformatimin e kandidatëve në qarkun e Shkodrës, debat që më tepër ekziston në mediet e opozitës sesa (hapur) brenda PD-së. Edhe këtë radhë Berisha e nis përgjigjen me frazën “ç’është e vërteta...” pa thënë asgjë nga ajo që pyetet. Një heshtje, që vetëm konfirmon tezat e përhapura se riformatimi në këtë qark erdhi për të dobësuar pozitat e kryetares së Kuvendit.

Tha Kryeministri: “Ç’është e vërteta, zonja Topalli është nënkryetarja e partisë, me një kontribut politik të çmuar për PD-në, por unë mendoj se si kryetare parlamenti, që nisi karrierën e saj në krye të parlamentit me një opozitë që hynte me bilbila, bori e trumbeta, ajo ka përballuar një punë të jashtëzakonshme. Në të gjitha plus, minuset e tij, ky parlament ka bërë reforma shumë të mëdha”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.