Danimarka fiton festivalin e këngës Eurovizion, gangrena e votimeve "politike" vazhdon

Postuar në 19 Maj, 2013 02:52

20 vjeçarja daneze Emmelie de Forest (në foto), ka qenë gjatë tërë natës favoritja kryesore për të fituar trofeun muzikor europian me këngën e saj Only Teardrops, dhe e ka fituar atë pas votimeve që zgjatën deri pas mesnate. Ndër 26 këngët pjesëmarrëse Azerbajxhani doli i dyti me 47 pikë pas danezes (281 pikë) ndjekur nga Ukraina dhe Norvegjia e 4-ta, ndërsa Ryan Dolan i Irlandës doli i fundit me vetëm 5 pikë.

Me këtë fitore Danimarka bëhet mikpritëse e festivalit vitin e ardhshëm në edicionin e tij të 59-të. Ky shtet e ka fituar edhe dy herë të tjera, më 1963 dhe 2000.

Eurovision është kthyer në një sport Europian (120 milionë teleshikues mbrëmë), dhe ndjesia e përgjithshme është se është një sport shumë politik ku blloku i vendeve skandinave, Ballkanit, dhe i atyre të ish-Bashkimit Sovjetik lobojnë dhe votojnë në masë për njëri-tjetrin, dhe ku ishullorët si Malta e Britania nuk kanë shumë shanse për të fituar. Britania, edhe pse është një nga qendrat muzikore botërore, përfundon gjithmonë në vendet e fundit. Këtë radhë me Bonnie Tyler me një baladë me pritshmëri të madhe, përfundoi në vendin e 19. Kjo i ka bërë britanikët të qesendisin se, edhe po të fusin në konkurim Elvisin me një këngë të Bitëllsave, prapë do dalin të fundit, dhe mediat britanike edhe të këtkojnë daljen nga kjo garë.

Futja e votimit të publikut sigurisht nuk ka ndihmuar shumë. Bëhet fjalë për vende që manipulimin e votave të publikut e kanë mjeshtëri të lartë.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.