Blushi i kujton Musa Ulqinit vitin 2003 dhe pagëzimin “kurajoz” që i ka bërë Ramës si socialist

Edi Rama ia ka dalë të mbajë të tonifikuar dhe të motivuar në këtë fushatë elektorale Ben Blushin, me të cilin marrëdhënien nuk e ka si me të tjerët. Kuptohet pse. Ben Blushi është një nga socialistët që nuk pranon të rrijë nën hijen e Ramës. Nuk është se i ka bërë kontestime leadershipit të Ramës, as vendimeve që ky i fundit ka marrë, por i njihet nga të gjithë “kompetenca” për t’i bërë karshillëk, gjë që duket dhe te vetë kujdesi i Ramës në sjelljen me të.
Në këtë fushatë, Blushi duket tërësisht i motivuar dhe me shpirt skuadre. Por në Konventë nuk ka harruar të bëjë një pickim ndaj Ramës. Të paktën kështu është interpretuar nga mediat. “Musai mbahet mend si njeriu që i dha besën e PS-së Edi Ramës [në vitin 2003, kur i dha teserën e anëtarit të partisë për Tiranën]. Dua ta pyes sot: O Musa, ku e gjete këtë guxim? E di që Musai nuk do më japë përgjigje për këtë”, tha Blushi.
Re.Pu.
Comments
Une po pres me padurim
<p>Une po pres me padurim kujtimet e Berishes. Do jete libri qe do ia kaloje ne shitje librave te Blushit dhe Rames bashke, por per kete Berisha duhet nxjerre njehere ne pension. U lutem shume beni te mundur qe Berisha te nise te shkruaje kujtimet, do jene vertet me vlere dhe interesante. </p>
Grindje kaposhesh. Edhe
<p>Grindje kaposhesh. Edhe Blushit dyert e PS-se ia hapi Nano. Fale atij beri edhe ate karriere te shpejte ne krye te PS-se, pa mohuar aftesite e tij personale. Miqesia e tij me Nanon dhe deshira per t'i zene vendin Rames, - jane edhe arsyet kryesore te rivalitetit te tyre. Nuk besoj se Beni si karakter eshte me i mire se Edi. </p>
E ke goditur ne kok.
<p>E ke goditur ne kok. </p>
Blushi eshte nje megalloman
<p> Blushi eshte nje megalloman i merzitshem qe do mbahet mend vetem per ndonje batute here here edhe per librat mesatariste. Eshte nje njeri qe nuk di te punoje as individualisht e as ne grup. Pervojat e tij si minister e zv minister e kane deshmuar kete. Nje provincial ne shpirt qe tiparin me te dallueshem ka - vetekenaqesine. </p>
Add new comment