Mushkolaj: Basha, qytetar nderi i Prishtinës? Është personi i fundit që do ta meritonte këtë gjë

Postuar në 20 Maj, 2013 03:59

Lulzim Basha do bëhet qytetar nderi i qytetit të Prishtinës. Thuhet se ceremonia do të zhvillohet më 11 qershor, por lajmi ka ngacmuar qysh tani shumë kënd. Në Prishtinë ka tërhequr edhe vëmendjen e opinionistit Imer Mushkolaj, që shkruan pqër Gazetën Express. Ky i fundit nuk e ka gëlltitur dot këtë ngjarje. Sidomos motivacionin, mbi bazën e të cilit i është dhënë kjo medalje: “Lulzim Basha ka reflektuar përkushtim dhe përkrahje të parreshtur gjatë procesit të pavarësisë dhe ndërtimit demokratik të Kosovës, sidomos në periudhën e pasluftës, kur ai qëndroi dhe punoi një kohë të gjatë në Kosovë dhe në Prishtinë. Ka qenë dhe është përkrahës i integrimeve europiane të Kosovës dhe i njohjes së saj nga shumë shtete në Europë dhe në botë, ka reflektuar interesim të veçantë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Nga zgjedhja e tij kryetar i Bashkisë së Tiranës, janë intensifikuar marrëdhëniet me Prishtinën dhe është rritur bashkëpunimi i ndërsjellë.”

Mushkolaj përpiqet të sintetizojë mendimin e tij për Lulzim Bashën: “Kur më 11 qershor Basha do të shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Prishtinës, kryeqytetit kosovar nuk do t’i shtohet një vlerë, as një qytetar i përgjegjshëm dhe i merituar. Askush nuk ka pse të krenohet me kanakarin e Sali Berishës. Sepse ai nuk e ka merituar me asgjë nderin e prishtinasve.”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,890,111987

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Sa poshtë po biem si shoqëri dhe nuk paska të ndalur dhe se kur do thonë mjaftë më nuk edimë por &nbsp;të lerosësh një fjalë NDERI duke ja edetikuar një njeriu që nuk ka nder,është hajdut,është kriminel, dhe shumë të tjera dhe ti japësh një titull nderi është gjëja më e poshtër që mund ti bëshë një shoqërie dhe vetëm për këtë ofendimë që krye bashkiaku i Prishtinës duhet të japi dorëheqjen të mënjëhershëme(në qoftëse i ka ngelur sa do pak nder)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.