Berisha (ai që "nuk të fal për çështje nderi") ka kandiduar një të kërkuar për ngacmim të miturish në SHBA

E përditshmja DITA boton sot si kryeartikull të saj disa faksimile dokumentash mbi një skandal të lidhur me kryetarin e komunës së Prezës ku implikohet edhe kreu i PD-së dhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Një dokument i policisë së Ilinoisit dëshmon se në vitin 2002, kreu i sotëm i komunës së Prezës asokohe emigrant në SHBA është shpallur në kërkim për ngacmime seksuale ndaj një 16 vjecareje.
Ai i ka ikur drejtësisë amerikane dhe është kthyer në Shqipëri ku pasi ka punuar doganier në Rinas është kandiduar nga Partia Demokratike në zgjedhjet lokale të 2007-s për kryetar komune. 5 muaj pas zgjedhjes së tij Berisha është njoftuar për problemet e tij me drejtësinë në SHBA dhe këtë e provon një letërkëmbim mes zyrës së Berishës dhe zv.drejtorit të policisë së shtetit Agron Kulicaj.
Megjithëse janë vënë në dijeni qe ne 2007 se ishte person i kërkuar për ngacmime të miturish në SHBA, kryeministri e kryepolici nuk kanë vepruar. Madje PD e Berishës e ka rikandiduar edhe në zgjedhjet e 2011-s. a.n.
Foto LSA 18 mars 2010: Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti (asokohe ministri i Drejtesise) Bujar Nishani dhe kryekomunari i Prezes, gjate ceremonise se inagurimit te fillimit te punimeve ne rrugen qender e komunes Preze-rruga nacionale.
Add new comment