AK-ja s’është më lajm elektoral; është lajm vetëm për njerëzit që e braktisin

Postuar në 21 Maj, 2013 04:40

Me pak përjashtime, gazetat dhe televizionet nuk informojnë për fushatën e AK-së. Por AK-ja vetë është bërë lajm këto kohë jo për ngjarje elektorale, por për ngjarje të një natyre tjetër. Është bërë lajm për braktisjen që po i bëjnë drejtues të ndryshëm apo për shkrirjen e anëtarësisë në qytete të caktuara. I fundit që e ka braktisur Spahiun është, sipas Temës online, Mystehak Xhemali, Sekretar për Kulturën dhe Artin në AK-në (sa shumë departamente paska pasur kjo lëvizje!). Ky i fundit në letrën e dorëheqjes thotë se nga partia është larguar truri dhe shtylla kurrizore e AK-së. Sipas tij, edhe pse është kërkuar një analizë për këtë rrjedhje, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nuk ka nevojë për komente e analiza. “Kjo përbën shkelje të zhvillimit normal të demokracisë së brendshme në parti, përbën devijim nga përgjegjësia e kryetarit të AK, i cili u shmanget kështu ballafaqimeve për çështje të  rëndësishme parimore,” thotë Xhemali.

Në fund, bën akuzën që kanë bërë dhe të tjerë, për të cilën Spahiu nuk është prononcuar: “Akoma më keq e tejet tronditëse kanë qenë deklaratat e herëpashershme të kreut të AK-së se po të merrte mandatin e deputetit, do ta shiste atë tepër shtrenjtë. Kjo, miqtë e mi, ishte e turpshme dhe neveritëse,” shprehet Xhemali, duke shtuar se AK-ja është shndërruar në PLK, ose Partia e Lekëve të Kreshnikut.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

AKZ u shkermoq dhe u shqye prej sharlatanizmit te kryetarit te saj, dhe prej çaponjve mediatike to politikes me filozofi bizantine te Edi Rames. Zoti u dhente pendese te dyve per ate qe bene.

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

po me Edin c'pate mo? Sipas teje kur ta dredh gruaja , ti ia hedh fajin dashnorit??? c'a s'ka shpik ky saliu, shif ku i vete mendja ketij buckos..., mjafton vetem te njolloset Edi

Submitted by Bard (not verified) on

Kishte edhe parti te tjera qe e refuzuan koalicionin me PS, por veç AKZ u quajt tradhetare dhe nendetese e Berishes, duke u kryqezuar nga mediat e Rames pa meshire, megjithese ajo si parti e pavarur kishte gjithe legjitimitetin per te dale me vete pa i dhene kujt llogari. Nuk eshte e rastit qe ndodhi kjo: Establishmenti politik e kuptoi ku mund t'i dilte situata duarsh, dhe sulmoi me goditje te perqendruar. Nuk lejohen rruge te reja, perveç atyre te ofruara nga nga sistemi, lejohet ndryshim veç me kusht qe te mos ndryshoje asgje. Duhet te jesh teper FRESSH per te mos e kuptuar kaq pak. Ta gezojme  rotacionin dhe Rilindjen. Dhe mos kij frike se nuk e njollos dot une Edin; te ankohesh per Ramen ne kete atdhe' qe na ka rene per hise eshte njesoj si te ankohesh per eren e keqe kur je zhytur ne mut deri ne gryke.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Alaenca Kuq e Zi nuk ishte Kuq e Zi.

Submitted by Albi (not verified) on

Deri diku Kreshniku e ka vete fajin qe filloi tratativat me Ramen. Po ta kishte thene qe ne fillim qe nuk ka koalicion me te vjetrat, nuk do kishte cfare ti kerkonte dikush gje.

Nga ana tjeter, mediat e Rames po tregojne tamam fytyren e tyre te vertete. Po tregojne qe punojne vetem per pushtetin personal te Rames e nuk po ndalin se hedhuri balte mbi kedo qe e rrezikon kete pushtet. Sepse te jemi te qarte, Kreshniku eshte nje delenxhi po nuk eshte as i pari e as i fundit ne keto ane, as me i madhi biles. Dhe problemi yne eshte qe pushtetin e kane kapur vetem dy delenxhinj e kjo duhet te ndryshoje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.