Vdes gjysma tjetër, e The Doors, Ray Manzarek

Tastieristi Ray Manzarek, bashkë-themelues i grupit legjendar The Doors, ka vdekur dje në moshën 74 vjeçare. Përveç muzikës, ai ka qenë dhe producent e regjisor filmash, edhe pse në histori ky hyrë me The Doors. Manzarek është shuar dje, në një klinikë në Rozenhajm të Gjermanisë, në praninë e familjarëve, pasi ishte shtruar për një lloj të kancerit të zorrëve.
Ray Manzarek dhe Jim Morrison formuan grupin The Doors në vitin 1965, pas një takimi në Los Anxhelos, duke krijuar një legjendë që jeton edhe sot.
Vetë Morrison vdiq në vitin 1971, në moshën 27 vjeçare, por Manzarek dhe grupi vazhduan veprimtarinë muzikore. “Unë jam një pianist i varfër” pati thënë një herë ai, duke nënkuptuar që nuk ishte aq i mirë. Manzarek e ka shprehur hapur papëlqyeshmërinë e filmit të O. Stone mbi “The Doors”, duke e quajtur “një paketë gënjeshtrash”.
k.c.
Add new comment