Mjerë publiku në Shqipëri, që mësohet të zbavitet me kësi lëtyrash - shkruan Vehbiu

Gazeta “Shekulli” rrëmon në kazanë plehrash - shkruan Ardian Vehbiu në faqen e tij Peizazhe të Fjalës dhe shpjegon: "Gjej sot të botuar një shkrim me titull “38-vjeçarja mbetet shtatzënë me të vdekurin”, i cili pa frikë mund të merret edhe si nadiri i gazetarisë shqiptare trash. Jo vetëm që lajmi është i pabesueshëm në vetvete, por edhe është i vjetër; i 11 nëntorit 2010; kur u botua nga një faqe online e quajtur Dead Serious News, e cila ka natyrë satirike dhe parodike, e ngjashme me The Onion, ose – meqë jemi në hapësirën e PTF – me Obobo News. Kjo lloj gazetarie pastiche nuk synon të gënjejë kënd, por vetëm të qesëndisë teprimet e shtypit, duke i çuar deri në absurd. Si e tillë, ajo parakupton një lloj publiku në gjendje ta kuptojë absurdin – jo analfabetët funksionalë, të cilëve u drejtohet lajmi më lart..."
"Ka edhe më – lajmi është përgënjeshtruar tashmë Snopes.com, çka tregon se Shekulli nuk ishte as i pari që e bëri një mufkë të tillë; në fakt, budallallëkut nuk i mungon kurrë konkurrenca, brenda dhe jashtë vendit. Mjerë publiku në Shqipëri, që mësohet të zbavitet me kësi lëtyrash - shkruan Vehbiu. a.n.
Add new comment