IPR: Rreth 64 % e shqiptarëve po e ndjekin fushatën me pak interes ose nuk po e ndjekin fare

Postuar në 21 Maj, 2013 15:31

IPR Marketing ka prezantuar sondazhin e dytë, të realizuar për Ora News. Në sondazhin e dytë të IPR Marketing u intervistuan 1002 persona në rang kombëtar të ndarë në mënyrë proporcionale në qarqe sipas popullsisë përkatëse. Janë pyetur 565 persona në zonat urbane dhe 437 persona në zonat rurale. Marzhi i gabimit është 2.5 për qind. Intervistat janë kryer me telefon, 70 për qind me celularë dhe 30 për qind me telefona fiks – thonë organizatorët.

Pyetja se kush po e drejton fushatën elektorale në mënyrë më bindëse dhe efikase ka marrë si përgjigje:

36,3% Edi Rama dhe PS

25% Sali Berisha dhe PD

38,7% Nuk e di

Por të pyetur nëse janë duke e ndjekur fushatën për zgjedhjet parlamentare të Qershorit, 36,2% e të intervistuarve i janë përgjigjur se po e ndjekin me shumë interes. 45,9% po e ndjekin por me pak interes dhe 17,9% nuk po e ndjekin fare. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.