Fabula e opozitës me dy kandidatë për kryeministër përgënjeshtrohet; por medias i pëlqen kjo lojë

Lefter Koka është shprehur sërish mbi “dy kryeministrat”, e sigurisht që nuk flet me kokë të vet. Dje, ai u shpreh se “deklarata e Naços është personale; PS-ja është partia kryesore në koalicion, rrjedhimisht kryeministri është i saj”. Sot, në një intervistë për Panoramën, thotë të njëjtën gjë me fjalë të tjera: “Nëse dalim si forcë e parë brenda koalicionit fitues, atëherë kryeministri na takon neve”. Petrit Vasili, në një intevistë për Mapon, nuk thotë ndonjë gjë të ndryshme: “Është vota e popullit ajo që vendos se kush do të jetë kryeministri”.
Në fakt, media është kapur fort pas kësaj fabule, dhe disa janë të idesë se është vetë Meta që me përgjigjen e tij e ka ushqyer këtë lojë mediatike. Por ç’ka thënë Meta? Meta nuk ka thënë ndonjë gjë më pak se sa Vasili e Koka; ai ka thënë se “koalicioni i majtë ka një objektiv të vetëm, që është fitorja plebishitare dhe është në një sintoni të plotë; të tjerat janë deklarata dhe dëshira të individëve të caktuar, [të cilat do të marrin zgjidhje] në përputhje me të gjitha normat dhe rregullat e demokracisë”.
Ka kuptim të vijojë ende kjo lojë?
Re.Pu.
Add new comment