Berishën e “prin e frymëzon vetë Skënderbeu (?!)” dhe rikujton se me “djemtë e Mamurrasit” mund të hidhte shtetin

Postuar në 22 Maj, 2013 08:46

Folklori dhe humori i hidhur kanë shoqëruar performancën e Kryeministrit në Lezhë, ku ka marrë pjesë në një përurim dhe ka deklaruar se do jetë në pushtet edhe 12 vjet të tjera. Mediat pro-qeverisë e kanë anashkaluar këtë moment deliri të Kryeministrit, por ato të opozitës, jo. Dhe saktësisht, Shqiptarja.com raporton se Kryeministri ka deklaruar në Lezhë se “neve na prin në rrugën tonë vetë Skënderbeu. Ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të meritojmë statusin e vendit kandidat...”

Po në Lezhë, Kryeministri u përpoq të karikonte pjesëmarrësit me një deklaratë ogurzezë të para 10 viteve kur iu drejtua “miqve të tij lezhianë” nëse e mbanin mend “kur me Pal Dajçin, 10 vjet më parë, na u desh t’u themi atyre se me djemtë e Mamurrasit ne edhe ua japim duart, por ne jemi demokratë dhe besojmë te vota...”

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>&quot;Kryeministri ka deklaruar në Lezhë se &ldquo;neve na prin në rrugën tonë vetë Skënderbeu.&quot;</p><p><em><strong>Vllai i Berishes neoturku Rexhep Taip Erdogan nuk ka se si ta prin Berishen në rrugën e Skënderbeut.</strong></em></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.