Giancarlo Politi "përgatitet" për azil politik në Shqipëri ku, sipas tij, pas 23 qershorit do qeverisë Edi Rama

Postuar në 22 Maj, 2013 15:29

Giancarlo Politi është një kritik i njohur arti në Itali, që njihet gjithashtu dhe si botues i revistës Flash Art, që vlerësohet në qarqet artistike të fqinjit tonë të përtedetit. Shqiptarja.com i ka publikuar në versionin e saj online një shkrim, ku ai bën ‘endorsement’-in për Edi Ramën në këtë fushatë elektorale. “Shqipëria do të ketë së afërmi Edi Ramën për kryeministër”, thotë ai. E ka njohur kandidatin socialist për kryeministër në rrethana artistike (“është një artist fin dhe i ditur”, thotë për të), dhe lë të kuptohet se njihet me (dhe e çmon shumë) Anri Salën, që është bërë gjithnjë e më i suksesshëm në Europë e botë gjatë viteve të fundit.

Politi flet mirë për Shqipërinë. Është tejet i pakënaqur nga Italia e tij, dhe arrin deri atje sa thotë se “duke marrë në konsideratë atë që ndodh në Itali, një ditë do kërkoj azil politik në Shqipëri, ku mijra italianë të tjerë kanë mbërritur ndërkohë”. “Italia po bëhet një vend tiranik, i korruptuar dhe obskurantist”, thotë ai, dhe përballë i vë Shqipërinë me një zhvillim të fortë ekonomik e kulturor. Duket që pakënaqësia ndaj vendit të vet e ka bërë të kalojë në teprime. Të paktën në Shqipëri gjërat nuk janë kaq rozë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.