Hysen Sinani vs Bardhyl Londo: kush i zhduku procesverbalet e Lidhjes

Vazhdon intervista e Hysen Sinanit te G.SH., i cili, pas botimit të lajmit mbi një libër me kujtime të Bardhyl Londos, ngre pikëpyetjet e veta mbi rolin personal të Londos në atë që Sinani e konsideron “shkatërrim të Lidhjes së Shkrimtarëve”. Sinani akuzon dhe për zhdukjen e procesverbaleve të mbledhjeve të Lidhjes, sipas tij, nga Bardhyl Londo, me qëllimin që të mos merrej vesh se ç’është thënë në ato mbledhje.
“Kur kam shkuar unë kryetari i Lidhjes, duhej të ishin 120 blloqe, por unë gjeta 12 të tillë (...) Ishin zhdukur që kur ishte bërë Londo kryetar. Domethënë janë hequr blloqet ku shkruhej se çfarë ka thënë ai vetë e çfarë kanë thënë të tjerë emra nëpër mbledhje. Siç ju thashë, Lidhjes i është bërë një masakër dhe dora e fundit është bërë tani së fundmi, më 2007 – kur iu morën dokumentet e librat e u dogjën.”
Sinani akuzon se Londo ka firmosur për privatizimin e ndërtesës së Lidhjes (në kohën e Ylli Pangos Ministër Kulture).
Vetë Sinani, anëtar i Lidhjes, është akuzuar se donte të shpërdoronte gazetën Drita e të botonte foto pornografike e materiale keqinformuese në të.
k.c.
Comments
O zot i modh ce bohet kshu,
<p>O zot i modh ce bohet kshu, nuk gjehet fija e kallomit mo! Vetem ne Kube gjehet fija e kallomit. E morin kallomin, e bejn fertele, e shtrydhin, e bejne pete si pete byreku ene i qesin fijet, e ne e bejne rum. ene rumin e pin daja. Per tmir.</p>
Add new comment