Drejtoresha e Ismail Qemalit, Vojsava Thanasi, padit Ramën... në parti!

Postuar në 25 Maj, 2013 04:38

Kreu i opozitës është akuzuar për intimidim ndaj funksionarëve shtetërorë, dhe pikërisht nga vetë Kryeministri Berisha gjatë fushatës dje në Peshkopi. Sot është gazeta Panorama që publikon 2 mesazhet “kërcënuese” të Ramës ndaj Drejtoreshës së shkollës së Mesme Ismail Qemali, Vojsava Thanasi, në lidhje me nxjerrjen me dhunë të nxënësve në fushatë.

I pari është mesazhi i dërguar (siç thotë dhe gazeta) pas një bisede telefonike (e që Drejtoresha e ka raportuar në parti, por jo në Prokurori), ndërsa i dyti,  i dërguar nga Rama pasi u akuzua nga Kryeministri për agresion.

Mesazhi i parë

Me shumë keqardhje konstatova se Ju mungon edhe etika, përveç paanshmërisë. Ju siguroj drejtoreshe se çdo shkelje e lirive dhe të drejtave kushtetuese ne do ta bëjmë publike me dëshmitarë okularë në çdo institucion të përfshirë në fushatë dhe presionin psikologjik mbi votuesit e parë do ta trajtojmë me të gjithë forcën e ligjit! Punë të mbarë dhe uroj me gjithë zemër t’i shërbeni ligjit, jo shkelësve të ligjit!

Mesazhi i dytë

E nderuar zonjë! Mësova nga Kryeministri se e paskeni lajmëruar partinë për bisedën që patëm bashkë dhe kjo nuk më habit asfare, sepse nëna e nxënëses së shkollës suaj, që qante me lot për presionin politik ndaj vajzës, ma bëri shumë të qartë që ju i shërbeni partisë, jo komunitetit. Por, çka më shtyn t’ju shkruaj është fakti që sipas Kryeministrit, unë ju paskam kërcënuar, ndërkohë që jo, e nderuar drejtoreshë, unë ju kam bërë me dije vullnetin tim për të hapur një proces publik dhe ligjor kundër politizimit të shkollës, menjëherë pas 23 qershorit! Prandaj apeli im për ju dhe të gjithë kolegët tuaj është: Lërini rehat nxënësit dhe mësuesit që nuk duan të përfshihen në fushatën e partisë suaj dhe mos bëni fushatë në shkollë. Punë të mbarë!

Ja.se.

Comments

Submitted by Anonim (ndryshe... (not verified) on

dhe ku jane kercenimet ketu...,cfare (deleted) je o sali  ...

Submitted by Anonim (not verified) on

mesuesja thote qe ajo ka lajmeruar drejtorine arsimore. rama thote qe ka lajmeruar Berishen. ju si gazetare s'keni luajtur as gishtin e vogel per te gjetur se cila eshte e verteta. po, kush interesohet per te verteten ketu. Te gjithe ne fushate. rilindje.

Submitted by Muci (not verified) on

o Muc, mos beni naivin mer burr, se te di rop me mend. A nuk perceptohet si kercenim marrja e nje mesueseje ne tel nga kreu i opozites dhe kerkimi i llogarise?? Pak zejmen ka Rama verdalle qe te kontaktonin me drejtoreshen?? Vetem marrja ne tel eshte kercenim, sepse ke perballe pushtetin e neserm? Ti i jep mesazhin zyshes qe neser do te te mbajme mend.

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Ajo qe po ben ed rama eshte e turpshme.Nuk flet me qe do coje para drejtesise privatizimet e ministrise se ekonomise,koncesionet e hidrocentraleve,vjedhjen me bllok ne dore,korrupsinin e ilaceve te ministrise se shendetsise sepse ato ishin te gjitha te likes,biles nuk thote asgje as per korrupsionin ne tatime e dogana........por uleret si i cmendur qe pas 23 qershorit do fuse ne burg mesuesit dhe drejtoret e shkollave.Nuk eshte gje tjeter vecse nje mjeran i pabesueshem.

Submitted by ervin (not verified) on

Kjo fushate filloi me vrullin e rilindjes dhe po bitiset me muzike live neper bodrume. Nqs kjo eshte alternativa qe parashtrohet ....... mjere ky popull ne dore te kujt pret te bjere

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ti komentuesi me pseudonimin "Muci" (deleted) , seriozisht kam lexuar shume gjera ketu te Respublica po keto qe ke shkuar ti e kalojne kufirin e injorances dhe budadallekut njerezor. Cfare kercenimi eshte ai (deleted), Rama i kerkon qe mos te nxjerre nxenesit ne fushate, nxenesit (deleted) qe s'duhet te kene lidhje me politiken por qe plaku i rrjedhur i perdor se s'ka me c'ta mbushe sheshin ku ben ato mbledhjet e tij te ndyra. Une jam vete student dhe e kuptoj se si perdoren ata nxenes, nuk do doja te isha ne situaten e tyre. Na jeni mbledhur ju (deleted) e Saliut ketu te Respublica, po ikni mor thyeni qafen andej nga partia juaj.

Submitted by altin (not verified) on

Po mire mor vlla, c'pune ka drejtoresha ti tregoje per ke te votoje goca ime???? fakti qe votat dalin gjithmone diku tek 51 me 49 % tregon qe bindjet e popullit jane gjysem per gjysem, pra edhe ne shkolla te njejte jane ....gjysem per gjysem, pse do tja coje Saliut voten kjo drejtoreshe?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.