Bregu akuzon Ramën për stonaturë tek “Ra Sala Prej Fiku”

Postuar në 25 Maj, 2013 05:12

Duket se “dajret” e Ramës janë një gjetje shumë acaruese për PD, e aq më tepër versioni me ‘Sal’ i këngës “Ra Faja Prej Fiku”, përderisa dhe Ministrja e Integrimit ka reaguar fort ndaj performancës të përdorur në hapjen e fushatës së PS. Ministrja Bregu akuzon se “[ata] janë stonaturë e gjallë”, e quan Edi Ramën “dhëndri i ri i Tiranës” dhe hapjen e fushatës së PS, “aheng”.

Ja ç’shkruan Bregu, sipas Tema-s online:

“Pasi e ka turpëruar e dëmtuar këtë vend, me lloj- lloj sajesash e politikash fyese, mashtruese e bllokuese Edi Rama edhe në një prezantim zyrtar, të gjasme skuadrës së tij, vazhdon të tallet e të bëjë gallatë me këtë vend. Po ia deformon edhe këngët e bukura popullit, duke i përdor për ahengjet e veta. Po vazhdon të shpërfytyrojë dhe kandidatët e vet, që pasi provuan teatrin e urisë, maskave të zeza e koncertin e bilbilave në parlament, tani po turpërohen duke kënduar, stonaturë e gjallë.

Gjithsesi, të paktën s’u bënë më qesharak se lideri i tyre i dajres, dhëndri i ri i Tiranës, që mesa duket edhe fitoren e zgjedhjeve shpreson ta gjejë tek paja e gruas...”.

k.c.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kjo zonjë e pa nderumë para se të shikojë të tjerët(mbase ka të drejtë)për turpërimet që kanë bërë naj vendit tonë do bëjë mirë të shikojë të sajat dhe kur të na kërkojë neve të falur atëhere ti thuajë të tjerëve për të këqiat që i kanë bërë këtijë vendi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.