Drejtoresha e Ismail Qemalit: pikëpamjet Berisha-Rama mbi “lirinë” e nxjerrjes së nxënësve për fushatë

Postuar në 25 Maj, 2013 06:52

Nxjerrja e fëmijëve e nxënësve në fushatë, vazhdon të jetë një gangrenë e politikës agresive “të fitojmë me çdo mjet”, që pason atë të nxjerrjes së buxhetorëve në mitingje. Por, sigurisht nuk paraqet problem për Kryeministrin që e ka shtruar në kuadrin e lirisë: “Unë u them arsimtarëve që jeni të lirë të mbështesni partinë që ju besoni. Ju nuk jeni qenie laboratorike. Ndaj dhe i kërkoj Ramës që t’i kërkojë zonjës të falur, të heqë dorë nga kërcënime të tilla”, tha i dje në Peshkopi, duke i hapur rrugë debatit mbi drejtoreshën e një shkolle të mesme, e cila akuzohet nga nxënësit e mësuesit se i ka “rreshtuar” në fushatë. Vetë Rama, ka reaguar edhe në Twitter (përveç një bisede personale me Drejtoreshën e shkollës Ismail Qemali që mund ta lexoni këtu: http://www.respublica.al/artikuj/2013/05/25/drejtoresha-e-ismail-qemalit-vojsava-thanasi-padit-ramen-ne-parti), duke paraqitur një qëndrim të kundërt me Kryeministrin:  “Sali! Mos merr në qafë drejtorë shkolle, duke u kërkuar të rreshtojnë pas teje mësuesit e nxënësit. Është e paligjshme. Do ndëshkohet! Mësues e nxënës! Denonconi tek PS presionet e drejtorëve për t’ju futur me zor në rreshtin e Saliut. Çdo denoncim do ndiqet pas 23 qershorit”, shkruan Rama në faqen e tij zyrtare në “Twitter”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.