Borussia – Bayern, Heynckes fshehurazi është pregatitur për 11-metërshat!

Postuar në 25 Maj, 2013 11:05

Sot zhvillohet finalja e Champions League, një finale krejtësisht gjermane mes Borussia-s dhe Bayern-it. Ndjeshmëria e përgjithshme është që futbolli gjerman do të pushtojë botën, me Deutsche Fussball Liga (DFL) që ka një pritshmëri që të drejtat e Bundesligës të dyfishohen në vlerë nga 72milionë € në vit në 150 milionë €, vetëm prej suksesit ët këtij viti në Evropë.  Sonte, është përplasja mes trajnerëve: 68-vjeçari Heynckes dhe enigmatiku Jürgen Klopp, 23 vjet më i ri.

Në konferencën për shtyp në Uembli, pati hezitim nga Heynckes të pranonte se ekipi është pregatitur për të gjuajtur 11-metërshtë. Ai, raportojnë mediet britanike, e shmangu për pak temën, sepse nuk është gjë e mirë të pranosh që në stërvitje ekziston frika se mund të shkojë puna deri atje. Por, më pas e pranoi se lojtarët e Bayern-it kanë praktikuar gjuajtjen e 11-metërshave çdo ditë, gjatë stërvitjes së javës së fundit. Bayern është një makinë pa asnjë të metë, pa asnjë dobësi. E vetmja dobësi e saj, është trajneri kundërshtar, Klopp!

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.