Maks Velo: të tëra këto kujtime [i fundit, i Bardhyl Londos], shkruhen për të falsifikuar historinë

Postuar në 27 Maj, 2013 03:31

Në intervistën dhënë Alda Bardhylit, që redaksia e Shqip e ka titulluar: “Enver Hoxha u ndihmua nga artistët”, Maks Velo komenton mbi “modën” e artistëve për të publikuar kujtime (më i fundit, nga ish-Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Bardhyl Londo), dhe e konsideron si një mënyrë për të fshehur të vërtetën.

“Enver Hoxha e pati disi të lehtë për ët krijuar mitin e tij. Ndihmuan shumë shkrimtarët dhe artistët. Lidhja ishte organi i krijuar për këtë. Sidomos pas 1973-shit, Dritëro Agolli si kryetar dhe Kujtim Buza si sekretar, bënë një punë të madhe për këtë. Tani të gjithë duan të lajnë duart. Prandaj botojnë kujtime. Këto kujtime kanë shumë pak objektivitet dhe vërtetësi. Më shumë janë si fiksione. Edhe një herë tregojnë veten. Por harrojnë se një ditë (sado që të shtyhet kjo ditë) dosjet do të hapen” thotë Velo. Ai kujton se kur donin të krijonin një hapësirë me pikturat e kohës së komunizmit, autorët që i aptën bërë u ngritën kundër – nuk donin që të merrej vesh nga publiku sot çfarë kanë bërë atëherë. “Ama, titujt dhe dekoratat që kanë marrë atëherë nuk i kthejnë”, thotë Velo.

k.c.

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

<p>Maks Velo eshte i vertete ne cdo fjale.Respekt per kete njeri dhe artist te vertete.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

Bravo Maks, tani ka nisur te promovojne edhe nje ish piktor filmash te kohes se komunizmit, Alush Shimen, medioker ne cdo kohe e regjim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.