Debati akademik zbret në faqet e shtypit: Paul Krugman versus Kenneth Rogoff dhe Carmen Reinhart

Postuar në 27 Maj, 2013 05:18

Debati akademik ka zbritur në faqet e shtypit. Në SHBA, sigurisht. Është fjala për një përplasje faqe botës midis dy ekonomistëve të Harvard-it, Kenneth Rogoff dhe Carmen Reinhart dhe ekonomistit tjetër më të famshëm, ndoshta më të famshmit në planet, atij të universitetit Princeton, që në të njëjtën kohë është dhe columnist i gazetës New York Times, madje dhe nobelist; është fjala për Paul Krugman-in. Ky i fundit ka thënë se dy të parët, përveçse po bëhen objekt humori me tezën e tyre, kanë refuzuar edhe të bëjnë publike të dhënat që ata disponojnë e që mbështesin teorinë se “borxhi i madh publik është armiku i rritjes ekonomike” (kjo është teza e tyre). Ndërsa Krugman-i i mbahet idesë se në kohë krizash nuk është borxhi i madh që është armiku; madje, borxhi mund të luftohet duke marrë borxh”.

Kenneth Rogoff dhe Carmen Reinhart i janë përgjigjur me një letër të gjatë, në të cilën kanë shkruar, përveç të tjerash: “Ne e admirojmë punën tuaj akademike, e cila ka një ndikim mbi të gjithë ne sot. Por ne jemi shumë të zhgënjyer nga sjellja juaj jashtëzakonisht jo civile; ju na keni bërë një sulm personal”.

Kush njeh anglishten e kush ka interes të thellohet pak më shumë në këtë debat, mund të shkojë në linkun: http://blogs.wsj.com/economics/2013/05/26/reinhart-and-rogoff-to-krugman-spectacularly-uncivil-behavior/

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.