Librat shkollorë në Shqipëri plot gënjeshtra... për grekët?

Të paktën kjo është teza e neo-nazistit Kristos Papas, përmes fjalës së thënë në një interpelancë me Ministrin Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, njofton Balkanweb.
“Urrejtje, fanatizëm por dhe histori të shtrembëruar, që nuk ka të bëjë me aktualitetin, iu mësohet nxënësve të shkollave në Shqipëri”. Këto janë fjalët e përdorura nga Papas, i cili, ka shtuar më pas se “Të rinjtë shqiptarë përmes teksteve zyrtare mësojnë historinë e "Shqipërisë së Madhe", mësojnë se Follorina e Preveza janë territore shqiptare, ku "grekët gjakatarë” kryen "spastrim etnik" mbi çamët që jetonin në këto toka". Madje, sipas tij, brezi i ri në Shqipëri mëson se ka të njëjtën ADN me mbretin Pirro të Epirit dhe Olympian, nënën e Aleksandrit të Madh!
Ne.Su.
Add new comment