Të enjten miratohet Amnistia fiskale... po cila Amnisti?

Postuar në 27 Maj, 2013 10:06

 

Ka qenë Top Channel që ka investiguar mbi ligjin “hije” për një amnisti fiskale të cilin Kryeministri e ka futur në rend me tre ligjet. Se çfarë nevoje mund të ketë për një miratim kaq urgjent, në fund të legjislaturës në seancë të jashtëzakonshme (ditën e enjte), këtë mund ta dijë vetëm Kryeministri që i kërkon opozitës votimin e ligjit për amnistinë fiskale, ndërsa bizneset thonë se nuk kanë asnjë dijeni lidhur me draftin!

"Ne si Dhomë Tregtie nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri më tani për kërkesat që kemi bërë, sepse kërkesat tona shkojnë një kopje në selinë e Partisë Socialiste dhe një kopje në selinë e Kryeministrisë dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë lloj reagimi apo ndonjë propozim konkret për të parë se çfarë do kalojë Qeveria apo se çfarë refuzon opozita", tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.