Moore takon Ramën, mbështet Arvizunë, dhe lë të kuptohet se “rrufetë” do t’i lëshojë nesër

Postuar në 28 Maj, 2013 03:38

Moore pas takimit sot në mëngjes me Ramën, shpreh mbështetje të qartë për Arvizu.

Sipas Shqiptarja.com, Moore ka deklaruar se "Sigurisht që ne na pëlqen të shohim, siç e kemi thënë shumë herë më parë, siç e ka bërë të qartë edhe Ambasadori Arvizu, duam të sigurohemi që njerëzit të kenë besim te procesi elektoral, te institucionet dhe në rezultatin e zgjedhjeve. "

Ai ka këmbëngulur se do të ketë shumë për të thënë nesër, pasi të kryejë të tëra takimet. "Ky është vetëm takimi i parë dhe gjatë kësaj vizite unë do të kem takime me njerëz sot dhe nesër. Jam i kënaqur nga takimi me zotin rama. Pres me padurim të takoj kryeministrin, të takoj dhe zotin Meta.Do të bëj një vizitë dhe në Durrës dhe në fund  do të kem më shumë për të thënë. Në këtë pikë, jam vetëm në fillim të vizitës."

k.c.

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

<p>Ju keni nje sistem tuajin te perkthimit te asaj qe thote zoti Moore... Jeni te tmerrshem, te papame. Une thashe se kushedi c&#39;paska thene, tu lexu titullin tuj. Ai ka thene vetem qe sot takova kete dhe me tej do takoj te tjeret, dhe pas takimeve do flas. Kaq ka thene i varfri. Ju me lini pa fjale...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.