Berisha s’flet më për Arvizu-në. Flet për zyrtarë të lartë të DASH-it. E ka fjalën për Moore-in?

Nuk është më sekret marrëdhënia e vështirë e Berishës me ambasadorin amerikan. Berisha e ka klasifikuar tanimë atë tek “ambasadorët amerikanë që ndjekin axhendë personale”, dhe po përpiqet të lozë me tezën se Departamenti amerikan i Shtetit është një gjë dhe ambasadori Arvizu është një gjë tjetër. Këtë lojë e bëri dhe dje, në Shkodër, pak pas mbërritjes së zyrtarit amerikan, Jonathan Moore në Tiranë. Ai tha: “Qeveria shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me qeverinë amerikane, dhe ju garantoj se ka marrëdhënie shumë të mira. Dhe qeveria amerikane, nëpërmjet zyrtarëve të lartë të shtetit, i ka bërë të qarta si kristali qëndrimet e veta. Zoti Moore është një mik, dhe është i mirëpritur, por se çfarë qëndrimi do mbajë zoti Rama unë nuk e di”.
Duket se Berisha do të vazhdojë me lojën e tij. Të shohim se si do t’i dalë kjo lojë.
Re.Pu.
Comments
Si te mbrojme pjeserisht

Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

Add new comment