Filloi moda e sms-ve elektorale; një i mbërrin dhe Ramës; nga Berisha

Berisha u ka dërguar një sms elektorale pajtimtarëve të telefonisë celulare, që janë në të njëjtin rrjet me të, dhe teksti bën kështu: “Gjetëm një vend jashtë NATO-s, me radhë për viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa në drita, ujë, rrugë, shkolla e investime, [dhe] sot vendi ka ndryshuar shume, por kemi ende shumë për të bërë”. Po aty thotë: Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 067 2099410.
Sms-ja është e tipit konferencë, dmth iu ka mbërritur të gjithë pajtimtarëve të rrjetit; i ka mbërritur dhe Ramës, që ia kthen përgjigjen në twitter: “Më erdhi një sms nga Saliu! Do sugjerime nga njerëzit. Unë i sugjerova të shkojë të punojë gjysh full time tani, se dhe rrugët u lodhën me të”.
Duhet të ketë pasur këtë “komunikim” me Berishën në mendje kur në takimin që ka patur në Dhomën amerikane të Tregëtisë, u shpreh: “Njerëzit duan bukë e punë, ndërsa Berisha u përmend anëtarësimin në NATO”.
Re.Pu.
Comments
Si te mbrojme pjeserisht

Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

Mesazhi me sa duket u eshte

Mesazhi me sa duket u eshte nisur te gjitheve sepse e mora une me operator Eagle por edhe im at me Vodafone.

Kujdes nga (deleted) ..se po

Kujdes nga (deleted) ..se po pergatit vjedhjen e radhes...hapni syte o milet dhe mos bini preh e hajdutit dhe kriminelit qe ka emrin Sali (deleted).

Add new comment