Shënim: Berisha nuk do ‘dorëzohet’. Ç’qëndrim do mbajë Departamenti i Shtetit?

Berisha ka dhënë një deklaratë pas takimit që ka pasur me Jonathan Moore-in, dhe kjo deklaratë tregon se biseda nuk ka shkuar mirë. Por nga ana tjetër duket se vetë Berisha do t’i shkojë deri në fund planit të tij. Në njoftimin për shtypin nga kryeministria thuhet: “Kryeministri u shpreh se, në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë. Si alternativë, Kryeministri theksoi se mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t’i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme të datës 30 maj”.
Këto Jonathan Moore i ka dëgjuar edhe duke qenë në Washington. Ai ka ardhur të dëgjojë një muzikë tjetër. Por nuk ka gjasa që ta dëgjojë. Ai do të kthehet ‘duarbosh’. Por ndoshta me një bindje: Në Tiranë është rifanepsur Berisha në versionin e vjetër. Në Departamentin e Shtetit do duhet të rihapin arkivat.
M.N.
Comments
O gazetare beni te pakten nje
<p>O gazetare beni te pakten nje here dicka per kombin tuaj. Boll i mbajtet syte nga Amerika dhe Evropa se do ta kritikojne Salen apo jo. Konsideroni sikur te gjithe nderkombetaret jane mbeshtetes se Sales. Kush do te na shpetoje ne shqiptareve nga regjimi despotik i Berishes? Ne do te shpetojme veten.Largojuni mentalitetit skllavor dhe shpreses qe te huajve tu vije keq per ne, te kene meshire, e te na shpetojne nga Sala. </p>
Kam 8 vite qe jetoj ne Itali
<p>Kam 8 vite qe jetoj ne Itali dhe akoma nuk kam pare te dali njehere ne lajme apo ne talkshow ambasadori amerikan apo ku ta di un...ndersa ne Shqiperi po e tha Amerikani apo te huajte i ka vdekur nena atij muhabeti. Ke pare ndonje artikull nga gazetaret tane te famshem te kritikojne nderkombetaret? Asnje nuk guxon, fshihen te tere si breshka...ja cfare shtypi kemi. Si Berisha dhe Rama kur arsyetohen eshte nje formule kane; Kshu eshte sugjeruar nga te huajt, nga miqte(armiqte) tane nderkombetare.</p>
Add new comment