KQZ detyron TV-të të transmetojnë kasetat e parapregatitura në shtabet e partive!

KQZ merr një vendim në mbrojtje të manipulimit të së vërtetës, dhe këtë e ka bërë përmes vendimit që I detyron televizionet të transmetojnë kasetat e gatshme të pregatitura nga shtabet partiake.
Materialet e montuara shpesh janë plot me manipulime që nga ato më finet e deri te ato më të trashat. Ky manipulim nuk i lejon zgjedhësit të informohet qartë për fushatën. Rasti më ekstrem është ai i një pedagogeje në Universitetin e Tiranës që në zgjedhjet e fundit lokale e quajti kandidatin Basha “vrasës”, dhe asnjë media nuk mundi ta filmonte sepse fushata e Bashës funksiononte me “kaseta” të gatshme. Publiku u detyrua të informohej me xhirime amatore të bëra me celular (edhe ato vjedhurazi). KQZ pretendon se Bordi i Medias (ku shumicën e ka maxhoranca, sikurse dhe në KQZ) mund ët marrë një vendim nëse materiali është i transmetueshëm apo jo (!!!)
Vendimi:
“Në rast se operatori refuzon të transmetojë materialet e përgatitura nga vetë subjekti zgjedhor, operatori njofton menjëherë dhe ia vë në dispozicion menjëherë Bordit të Monitorimit të Medias këto materiale për t’i verifikuar. Bordi i monitorimit të Medias vlerëson materialin dhe i propozon raportin përkatës për miratim KQZ-së brenda 12 orëve. BMM nëse vlerëson se materiali plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së transmetimin e materialit nga operatori, në përputhje me rregullat e Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së. BMM nëse vlerëson se ky material nuk i plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së kthimin e materialit subjektit zgjedhor. KQZ merr vendim brenda 24 orëve në lidhje me propozimin e BMM. BMM monitoron zbatimin e vendimit të KQZ-së”, thuhet në vendimin e KQZ-së.”
k.c.
Comments
Ja sa i sigurte ndjehet Saliu

Ja sa i sigurte ndjehet Saliu ne fitore!!

I rrofshin mitingjet, me te cilat me shume perpiqet te binde veten, se sa ata qe ka perballe.

Pasketaj, do te shikoni sheshe qe "tejmbushen" nga simpatizante te Saliut, të entuziazmuar ne ekstaze per sa degjojne nga autoparlantet perreth.

Pasketaj, do te shihni puthadorjet e mediave te Sandrit qe i bejne fresk Saliut me antiplumb!

Gjithsesi, ky eshte lajmi me i rendesishem i kesaj fushate. Fshati qe duket nuk do kallauz.

Kete punen e kasetave ne mos

Kete punen e kasetave ne mos gaboj, e nisi Rama ne 2009 apo jo?

Add new comment