Babai i Elhaida Danit rrëfen rrugën e saj të mundimshme drejt suksesit. Në Shqipëri nuk e ndihmoi askush, për asgjë

Postuar në 06 Qershor, 2013 04:19

Në një intervistë për Panoramën, Shaban Dani rrëfen gjerë e gjatë rrugën e Elhaidës drejt suksesit, finalizuar si fituese e The Voice of Italy. Para kësaj, elhaida ka fituar Star Academy, top Fest, dhe disa festivale në Rumani, Mal të Zi, etj. “kam 8 kupa në shtëpi” thotë i ati. Dhe nuk ngurron të thotë se i ka pasur ca zhgënjime në Shqipëri. “Fitoi gjithë ato çmime e nuk e ftuan një herë në televizion, as në “Klan”, që ishte produkt i tyre. Por ka pasur edhe mbështetës. Unë do përmendja Shpëtim Saraçin që gjithmonë e ka mbështetur, pavarësisht se nuk kemi asnjë njohje me të, madje dhe tani që është andej, e merr në telefon, i jep ndonjë këshillë. I është gjendur gjithmonë.”

Për të gjithë ata që janë kuriozë se si arriti ajo të hynte në konkurrim në një vend të huaj, ai shpjegon se ka qenë një kompani që menaxhonte talentet e reja, që e drejtoi Elhaidën te “The Voice”. Me këtë kompani Elhaida “u njoh në Rumani. Një kompani italiane kishte këngëtarët e vet në festivalin ku merrte pjesë Eli. Ata i bënë ofertën që të merrte pjesë në Sanremo, por gjërat nuk shkuan si duhej. Më vonë, ata i propozuan të merrte pjesë te “The Voice of Italy”, duke i siguruar leje qëndrimi e leje pune... kështu që ajo ishte rezidente. (...) Mjaftonte të ishte rezidente. Një italian fitoi The Voice në Belgjikë, sepse ishte rezident atje.”

Ja.Se.

http://www.panorama.com.al/2013/06/06/babai-i-elhaides-vajza-nuk-donte-te-fitonte-u-druhej-paragjykimeve/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.