“Nga Elhaida” vijnë falenderime për Shpëtim Saraçin, për Konsullen shqiptare në Milano dhe për Top-channel-in

Postuar në 06 Qershor, 2013 04:31

I ati i Elhaida Danit, Shaban Dani, portreti i të cilit është shfaqur shpesh në ekranin e televizionit RAI 2 gjatë show-t the Voice of Italy,  ka dhënë një intervistë për Alma Milen e Panoramës. Dhe aty ka gjetur rast për të falenderuar njerëz që i janë gjendur pranë Elhaidës, ndonëse nuk harron të nënvizojë se “gjithçka e kanë bërë në rrugë private, duke financuar vetë gjithçka e duke bërë shumë sakrifica”. Ka veçuar për të falenderuar dy persona, “Shpëtim Saraçin që gjithmonë e ka mbështetur, pavarësisht se nuk kemi asnjë njohje me të, madje dhe tani që është andej, e merr në telefon, i jep ndonjë këshillë; [shkurt] i është gjendur gjithmonë”, dhe konsullen e Shqipërisë në Milano, Nausika Spahiun, e cila “javën para finales, kur ne [prindërit] nuk ishim atje, i ka ndenjur shumë pranë [Elhaidës] për çdo nevojë që mund të kishte”.

Dhe në fund bën një falenderim për Top-channel-in: “Kur ishim në Bullgari e Elhaida kishte fituar çmimin e parë, ajo vjen shumë e gëzuar, por jo sepse kishte fituar në Bullgari, por sepse kishte dalë në finale në Top Fest. Gjithë dëshira dhe ambiciet e saj ishin në Shqipëri. Natën finale ajo fitoi çmimin “Artisti i ri më i mirë”. Kur pashë që Argjentina Ramosajn e kthyen ta këndonte këngën dy herë, thashë, po iki të fle, u mor vesh tash se kush do ta fitojë. Kur më zgjuan e më tha që Elhaida ka fituar, nuk doja ta besoja. U treguan vërtet profesionistë. Aty askush nuk e njihte vajzën time, s’kishim asnjë të njohur…”

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/06/06/babai-i-elhaides-vajza...

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.