Të gjithë kundër Erdoganit, por jo kurdët

Pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit turk Erdogan janë bërë më të forta. Prej gati një jave situata në Turqi nuk është e qetë. Tani arsye nuk janë vetëm pemët e parkut të Stambollit, por edhe mungesa e demokracisë në vend. Kërkesa kryesore e demonstruesve: dorëheqja e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. Ai është në pushtet që prej 10 vitesh. Dy herë ka fituar zgjedhjet partia e tij islamike konservatore AKP dhe me një rezultat të thellë. Popullaritreti i Erdogan ishte i padiskutueshëm. Turqia dukej se po ecte në rrugën e duhur për shkak të zhvillimit ekonomik dhe ishte marrë gjithmonë si shembulli i një studenti shembullor në nivel ndërkombëtar.
Kryeministri turk përballet për herë të parë më protesta të tilla masive.Por kjo nuk e habit aspak atë, thotë në një intervistë për DW gazetari dhe shkrimtari turk Cengiz Aktar. "Qeveria kërkon të japë përshtypjen se gjithëçka është nën kontroll, por në të vërtetë asgjë nuk është në rregull."
Për Gencer Özcan, drejtues i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Bilgi të Stambollit, tensionet në Turqi nisën më 1 Maj, ditën ndërkombëtare të punës. "Qeveria ndaloi zhvillimin e një proteste të të majtëve në sheshin Taksim. Atë ditë mjetet e transportit publik u ndaluan dhe policia që atë ditë ishte e dhunshme ndaj demonstruesve", tha profesori në një intervistë për Deutsche Welle.
Në ditët e mëvonshme protestat nuk do të ndaleshin. Erdogan akuzoi demonstruesit se mbështeteshin nga grupe ekstremiste. Por gazetari Aktar është kundër kësaj thënie. "Kjo është një lëvizje e të rinjve, pa ngjyra partiake, lëvizje urbane pa një axhendë politike dhe pa udhëheqës." Grupet klasike të majta që gjenden gjithmonë në protesta të tilla nuk janë shfaqur, thotë gazetari duke patur në mendie socialistët, komunistët dhe partinë e kurdëve. "Asnjë lëvizje politike apo parti nuk udhëhoqi njerëzit në sheshin Taksim, parkun Gezi apo në ndonjë qytet tjetër turk", thekosn Aktar.
Edhe Gencer Özcan e cilëson bashkimin e qytetarëve si një demonstratë majft të gjerë. Të gjitha grupet e mundshme kanë marrë pjesë në protestë, ashtu si edhe grupet radikale, thotë Özcan. "Por shtylla kurrizore e protestës janë të rinjtë, të cilët luftojnë për të drejtat e tyre. Të rinjtë, nxënësit dhe studentët janë shpirti i kësaj demonstrate", thekson profesori.
Por jo të gjithë duan një kryeministër të ri e veçanërisht kurdët. "Nëse Erdogan jep dorëheqjen nuk do të jetë mirë për ne kurdët. Qeveritë tona janë në mes të procesit të paqes dhe nëse qeveria do të ndryshonte tani, atëherë do kemi sërish tension në Turqi", thotë protestuesi Erhan Calahan, i cili është anëtar i partisë kurde BDP.
Marrë me shkurtime nga DW:
http://www.dw.de/të-gjithë-kundër-erdogan-por-jo-kurdët/a-16863637
Comments
Njelloj si Saliu, ata qe

Njelloj si Saliu, ata qe duhet te jene te paret qe protestojne kunder Saliut: ish-pronaret, ish-te perndjekurit dhe studentet (me perjashtim te nje grushti te vogel te tyre), jane ata qe e mbyllin gojen me shume. I ka ble, i ka tredh, i ka degradu.

Shiko tani sa i zgjut je!!

Shiko tani sa i zgjut je!! Kurdet thone qe ne po arrijme paqen dhe nuk duam te ike sepse rrezikohet procesi kurse ti jep perrallat e tua. O te mjere sa te trashe qe jeni. Nuk mendoni ca flisni, mjafton te jete kunder Erdoganit qe ju e perceptoni si mysliman

Lexo mire o i mjeri ti para

Lexo mire o i mjeri ti para se te kundershtosh. Ate pra po te them edhe une. Ata qe duhet te ishin te paret kunder Erdoganit jane te lumtur sepse "babai kombit" u ka sjelle paqen. I pagoi gjithe liderit kurd te Turqise qe te emigronin ne Irak. Edhe po i more nje here florinjte nga Erdogani (shiko Saliun) te perdor gjithe jeten se ta mori shpirtin shejtani (shiko Wolfarthin apo Ben Imamin).

Pse mediat turke nuk flasin fare, sepse jane te kapura. Pse intelektualet turq pro demonstratave kane dale me gishta. Sepse jane te kapur apo te trembur. Une e kam me Erdoganin si myslyman, por si kripto-diktator dhe si raca me e rrezikshme e diktatoreve ata qe perdorin fene per te forcuar pushtetin.

Babai i shtetit amerikan Benjamin Franklin ka thene:

"Those who would give up essential liberty to purchase a little temporary safety deserve neither liberty nor safety"

Ata që japin një pjesë të mirë të lirisë tyre, për të blere pak siguri të përkohshme, nuk meritojnë as lirinë as sigurinë.

Korigjim. Desh me thene: Une

Korigjim. Desh me thene:

Une nuk e kam me Erdoganin si myslyman.

Ky gazetari qe ka bere kete

Ky gazetari qe ka bere kete nga DW qenka ose idiot (qe nuk besoj) ose lajmi eshte shume jo profesional.

Thote: Grupet klasike të majta që gjenden gjithmonë në protesta të tilla nuk janë shfaqur, thotë gazetari duke patur në mendie socialistët, komunistët dhe partinë e kurdëve." Ka qindra foto ne ionternet nga protestat ku tregohen keta me bluze te vecanta dhe me flamure madje. Vetem ky (deleted) i DW nuk i ka pare keto gjera??!!!

Ja o qytetare te dashur te RSH-se kjo eshte media nga ju informoheni dhe pastaj filloni villni corben e prishur qe heni cdo vakt nga media e leshit qe sundon boten

Eshte vetem fillimi i nje

Eshte vetem fillimi i nje revolucioni, normale qe kurdet te jene skeptike e te pavendosur! Por shpejt edhe ata do t'i bashkohen ketij revolucioni qe bie ere ndryshimi pozitiv per te gjithe: per Turqine qe do ta kthente ne nje shtet me sovranitet te plote e jo vasal te SHBA-se e Izraelit; per kurdet qe do te mund te kishin nje dite autonomine me te plote, per Sirine fqinje qe Turqia e diktatorit Erdogan ne bashkepunim me çifot sioniste te Izrahellit e mjekerroshet sunito-salafite e alkaediste te dikaturave te Gjirit Persik, e preu ne bese duke e sulmuar direkt e indirekt, per shtetet e tjera fqinje me te cilat tensionet jane te vazhdueshme, pse jo edhe per ne shqiptaret qe kemi pesuar presionin e Turqise fashiste te Erdoganit mbi rishikimin e historise per ta pershkruar e konsideruar sundimin e vjeter otoman, si pozitiv.

Shpresoj me gjithe shpirt qe ky revolucion te perfundoje me shporrjen e diktatorit, me rikthimin e laicitetit dhe me instalimin e nje sistemi te ri te perparuar ne vend te Kapitalizmit te kalbur amerikano-sionist!

Add new comment