Eduard Selami “i dorëzuar”: Nëse PD-ja humbet, nuk kam ndërmend të kërkoj dorëheqjen e Berishës

Mbrëmë, në studion e Ilva Tares në Ora News ka qenë i ftuar Eduard Selami (që shumë reporterë vijojnë t’ia shkuajnë emrin gabim, me ‘t’ në fund: Eduart), por nga e gjitha biseda që zgjati pothuaj një orë e gjysmë, gazetat e sotme, si të ishin të kontrolluara nga një dorë, kishin veçuar një qëndrim të tijin ndaj Berishës në rrethanat që partia e tij do të humbte zgjedhjet.
Selami e fillon, në të vërtetë, duke folur për Berishën e këtyre viteve të shkuara (nuk janë pak: 23): “Berisha është bërë më i mirë, ka eksperiencë më të madhe. Ai ka një kontribut të jashtëzakonshëm politik këto 20 vite për sjelljen e demokracisë, për rrëzimin e komunizmit. Nuk mendoj se është në pushtet për shkak të prekjes së zgjedhjeve”.
Pastaj thotë frazën që ka bërë, nuk kuptohet mirë pse, përshtypje: “Nëse PD-ja humbet, unë nuk do të kërkoj dorëheqjen e Berishës”.
Re.Pu.
Comments
Selami: S’do i kërkoj kurrë

Selami: S’do i kërkoj kurrë dorëheqjen Berishës, edhe nëse humbet zgjedhjet…

… ai do mbetet kryetar i lavdishem dhe i pavdekshem…kur themi parti nenkuptojme Berisha, kur themi Berisha nenkuptojme partine…rrofte populli demokrat i Shqiperise dhe rrofte shoku Sali…marc nga ditet e Tritanit dhe Ridvanit!!!

Zoti Berisha e thirri

Zoti Berisha e thirri Eduartin per ti dhënë nje cope buke, e per te lare mekatet me ate kunkull, qe sa qe kryetar i PD-se nuk dinte se çfare kerkonte!

Ndersa, ne se Berisha humbet zgjedhjet, skema eshte gati; eshte zgjedhur me kohe "delfini"; zoti Basha, dhe bash per kete u shkaterrua klani i Zhozit. Po keshtu, i ashtuquajturi kryetar i PD-se se Tiranes Aldo Bumçja, u syrgjynos ne Lezhe, si mjeshter i "kukuruzes":). Edhe Gjeneral Sandri u shkarkua si mbeshtetes i Zhozit(natyrisht me mikun e tij Mark Marku-edhe ky nje mbeshtetes i Zhozit). Kryetar do te shpallet zoti Basha, Berisha kryetar nderi, e keso gjerash te tjera.

Kaq.

Add new comment