Gjinushi: LSI-në nuk e ndalon [asnjë kontratë] të ikë me PD-në pas zgjedhjeve. Është vetëm një rregull moral...

Postuar në 08 Qershor, 2013 06:05

Në një intervistë për G.Sh., Skënder Gjinushi I rikthehet (pse jo dhe me pak nerv) çështjes së koalicionit me LSI dhe diskutimit që do duhej të quhej i mbyllur për çështjen e Kryeministrit. Në fund, ai rikthen dyshimin se LSI-në nuk e pengon askush që të ikë me PD pas zgjedhjeve.

“Kjo ka dy gjëra: Një bëhet për të rritur pjacën, (nivelin) është provokative. Pra LSI do të krijojë opinionin që LSI as nuk diskutohet që është në qeveri, del forcë e madhe, madje synon edhe postin e kryeministrit dhe me këtë jo vetëm që ul pjacën, por gënjen shumë më shumë njerëz që shiko se ne do krijojmë shumë pushtet, prandaj edhe premtimet e mëdha duhet të besohen. Edhe sloganin e ka Punësim, nuk thotë Punë për të gjithë, por punësim për ata që na votojnë ne. Ky është parimi. Ndërsa e dyta: Nuk është se thjesht e bëjnë për efekt elektoral, por e kanë ambicie. Është e njohur kjo lloj ambicieje dhe ngrohjeje e LSI-së...  Eshtë përdorur edhe në kohën e Nanos, kur thuhej unë kryeministër, ose e majta në opozitë dhe e realizoi. Po të përçash votat e majta e realizon se nuk është ndonjë gjë e madhe. Ca i përçamë edhe vetë ne në 2005 se përdorëm “Dushkun” në mënyrë të mbrapshtë dhe humbëm zgjedhjet duke fituar votë popullore. Të njëjtën gjë e përdor edhe tani. Ne kjo gjë nuk na ka pëlqyer kurrë. Një parti e dytë, e tretë apo e katërt nuk mund të ketë kurrë kusht kryeministrin, nuk mund ta ketë kurrë ambicie. Kryeministrin mund ta kenë ambicie partitë e vogla, vetëm kur ka një konsensus parazgjedhor, kur vetë koalicioni që është krijuar bie dakord të jetë “x”. Madje kjo lançohet dhe bëhet publike dhe fushata bëhet me atë kryeministër. (...) E keqja është se LSI këto pretendime të mëdha i ngre kur vjen në të majtë. Kurse kur shkon në të djathtë ai ul kokën, nuk ka kaq pretendime, pranon të rrijë edhe jashtë qeverie, madje pranon të rrijë edhe i pandehur”, shprehet ai.

Sa për deklaratat e Metës që “pas zgjedhjeve nuk do të kalojë me PD-në” Gjinushi mendon se për këtë “Nuk e ndalon askush. Është vetëm rregull moral. Ai moralin e ka shumë të fortë. Kështu që është i sigurt që kalon me PD-në. Ndaj them unë që duhet të rriten votat për PSD-në dhe të ulen ato për LSI-në”, mbyll Gjinushi.

k.c.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Analize shume  sakte. Te majtet duhet ta injorojne banden LSI nqs duan te mos sjellin Salen ne pushtet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Te lumte palla o Skender! Thuaja troc ketyre burracakeve qe nuk kane mesuar akoma te flasin.

Submitted by Bajo (not verified) on

Gjinushi ka të drejtë. LSI dhe kreu i saj përfaqësojnë një bandë. As një votë e të majtës nuk duhet t'i shkojë grupit të karieristve e shokve të Çimit që i rrinë rrotull.

Skënder, bjeru prap kokës se ata të PS-së, me megallomaninë e tyre, mendojnë se janë të pagabueshëm. Koalicioni me ta nuk duhej bërë pa nënshkruar një protokoll, ku të sqarohej dhe posti i kryeministrit dhe t'u mbyllej goja diversionistve që kanë filluar të llapin. Edhe për LSI-në, parrulla që i udhëheq është, PërPara.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Gjënushi keni shum të drejtë këta fëtyra të pista duhe të zhduken se vetëm keq do kemi dhe asgjë të mirë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.