Harbimi elektoral është në limitet e çmendurisë

Tirana është veshur çmendurisht me kostum elektoral. I gjithë territori urban është i pushtuar. Nuk ka qoshe, ku të mos ndihet atmosfera e zgjedhjeve. Bill-board-et anës rrugëve, majë pallateve, majë kodrave, janë papërjashtim në funksion të marketingut elektoral. Shtyllat e neoneve të shpërndara nëpër qytet shërbejnë të gjitha dhe si shtiza, ku mbahen flamujt partiakë. Qëllon shumë shpesh që në të njëjtën shtyllë ka flamuj të partive të ndryshme, dhe me këtë shënohet kulmi i “rendimentit elektoral”. Mbi rrugë varen kudo banderola të kapura në dy shtylla në të dy anët e rrugëve. Këto banderola në rrugët kryesore janë ngjitur e ngjitur, një e PD-së, një e PS-së, një e LSI-së, e tek-tuk, ndonjë e partive të tjera. Ndërkohë kanë filluar të vinë vërdallë makina private të veshura me flamuj e me slogane të partive. Shpesh herë këto flamuj e parrulla janë vënë në shpërfillje të rregullave të qarkullimit rrugor, siç kanë treguar fotot e publikuara të makinave me targa ku lexohet slogani i PD-së: Përpara (kjo që shihni nuk është e vetmja që është publikuar; dhe kjo ëhstë sehnëj e rënies për fare të shtetit)). Në fakt, PD-ja e ka fituar garën e dominimit të terrenit urban në Tiranë, por në rrethe të tjera, në varësi të ngjyrës partiake të qeverisjes lokale, dominojnë dhe parti të tjera.
Re.Pu.
Comments
Ore m'duket mu, apo s'eshte

Ore m'duket mu, apo s'eshte keshtu... dmth s'eshte se po ndihet kjo atmosfera e zgjedhjeve dhe aq sa po e bejne mediat?!

Me perpara kur ishin zgjedhjet, s'dilje dot n'rruge se ishin t'gjithe t'hallakat... shihje lloj-lloj ftyrash n'lagje (zone elektorale) e aq me teper kishte dhe nga ata qe "te kapnin" rruges e te benin te fortin e partise... nuk e di ne e kam te sakte, por ne cdo fushate zgjedhore ktu tek ne ka pas (te pakten) nga nje te vrare per motive politike!
Deri tani, (t'pakten) ka pas vetem nja 2 momente n'fillim (ku mduket s'kishte nisur fushata) qe ju dogj shpija atij n'Peze (a Preze) dhe iu gjujt me kallash atij tjetrit ne Kukes... (dhe s'u provu dot se ishte per motive politike).

Nuk e di une kam kte ndjesine qe kjo fushata ka qe me kotja e t'kotave! Fushate e dhjere (m'falni per shprehjen).

Add new comment