Rroga e 13 = 42 milionë Euro. Ku do i gjejë Kryeministri?

Duket se thesi i premtimeve të parealizueshme në fushatë e ka grykën më të madhe se çdo herë tjetër. Një nga këto premtime është dhe ajo e Kryeministrit që deklaroi se do të japë pagën e 13 (të hequr po nga ai vite më parë) për punonjësit e administratës. Edlira Shehu analizon sot te “Dita” këtë premtim në kuadrin e një prespektive të zymtë të ekonomisë shqiptare.
“Mos duhet të pickojmë veten, për të kuptuar se nuk jemi në ëndërr? Punonjësit e administratës publike janë sot 128 mijë vetë. Nëse shumëzojmë këtë numër me rreth 350 euro si pagë mesatare në muaj për ta, i bie një fond rreth 42 milionë euro për dhjetorin, kur jepet paga e 13-të. Ku do t’i gjejë paratë qeveria jonë? Në tre muajt e parë të vitit (janar-mars 2013) kemi mbledhur 30 milionë euro më pak nga plani. Janë vetë shifrat e Ministrisë së Financave që e vërtetojnë këtë...” shkruan Shehu që e konsideron një premtim të pamundur për t’u mbajtur “në këtë vit kaq të vështirë dhe me rezultate ekonomike paraprake kaq mjerane, që nuk mund kurrsesi të bëhet. Asnjë forcë politike e përgjegjshme nuk do t’ja kishte lejuar vetes këtë premtim zgjedhor, në kushtet e tanishme, por Kryeministri i sotëm po.”
k.c.
i plotë:
http://gazetadita.al/zoti-kryeminister-ku-do-i-gjeni-42-milione-euro/
Comments
Pse vete aq larg e pyet se ku
<p>Pse vete aq larg e pyet se ku do i gjeje Saliu leket per rrogen e 13-te??!! Pyet se ku u gjen ato per rrogen e 12-te.... borxh per rrogat e borxh per te lare borxhet. Piramide eshte çdo gje ne shqiperi. Dhe ska si te jete ndryshe ne nje vend qe nuk prodhon as edhe nje fije shkrepese.</p>
Add new comment