Mero Baze përshkruan masat e sigurisë për Berishën, që po shkonte në Sarandë

Postuar në 10 Qershor, 2013 15:37

Eskorta me dhjetra makina e policë e Sali Berishës nuk është secret për askënd. Kujtdo mund t’i ketë qëlluar të jetë dëshmitar ocular i masave mbrojtëse që merren në mbrojtje të tij. Dëshmitari më i fundit ëhstë Mero Baze, të cilit i ka qëlluar të ndeshet me këtë eskortë, teksa po bënte rrugën Sarandë-Gjirokastër. Dhe ai ka përshkruar atë që i kanë parë sytë:

“Në dalje të Sarandës, tek kryqëzimi për Vlorë, ishte një furgon policie dhe një patrullë në rrugë, që vëzhgonte dhe ndalte në mënyrë selektive veturat. Duke zbritur poshtë, dy policë të tjerë në sheshin e Metoqit. Pak më poshtë, tek ura e Vrionit, një tjetër furgon dhe tre vetura policie. Policë të shumtë në rrugë. Duke ecur në drejtim të Bistricës, u përballëm dhe me 2 vetura të tjera policie në distancë 1 km nga njëra- tjetra. Tek kryqëzimi i Kranes, tre vetura policie, një furgon policie dhe forca të shumta policie në rrugë. Tek ura në Bistricë vetëm dy policë. Në rrugën nga Bistrica tek Syri i Kaltër, përballemi me një veturë policie që patrullonte. Tek kryqëzimi i Syrit të Kaltër, ishte më keq. Rreth 15 vetura militantësh të PD-së ishin parkuar në anë të rrugës me flamuj në pritje të Berishës, ndërsa vetura ime dhe e një qytetari para meje po shkëmbehej me ta. Por dy furgonë me forca speciale me shpejtësi marramendëse dhe natyrisht me arrogancë u futën përballë nesh duke bllokuar rrugën që ishte kthyer në njëkalimëshe. Na bënë shenjë të ktheheshim mbrapa. Nuk lëvizëm nga vendi. Zbritën disa civilë nga furgonat e forcave speciale, u afruan tek veturat tona, na panë nga jashtë, folën në radio dhe nuk bënë asnjë gjest të dhunshëm. Urdhëruan militantët të hapnin rrugën që të kalonin ata. Në të dy furgonat ishin rreth 20 policë të forcave speciale.

Vazhdojmë rrugën për në Qafë të Muzinës. Nga Dhrovjani në Qafë të Muzinës shkëmbehemi dhe me tre makina të tjera policie… dhe ja më në fund, në Qafë të Muzinës shfaqet eskorta e Berishës me 6 vetura. Vetë kishte hipur në Benz-in 700 mijë euro, që thotë se nuk e përdor për vete. Makinat që hapin rrugën, që ndërkohë ishte e hapu r dhe e zbrazur, të bllokojnë kalimin derisa kalon ai. Shikojnë të heshtur derisa eskorta kalon dhe pastaj lirojnë rrugën. 200 metra pas tij ndeshem me një autokolonë të gjatë veturash, bllokuar në rrugën e rrezikshme të Muzinës. Një tjetër veturë policie përpiqet të qetësojë qarkullimin dhe t’u mundësojë vazhdimin e rrugës. Në fund të Qafës së Muzinës duke zbritur, u ndesha dhe me nje autoambulancë të stërmadhe që kish ngelur shumë mbrapa pacientit të mundshëm…Hapa radion dhe dëgjova se po shkonte në Delvinë dhe më pas në Sarandë.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun http://ëëë.gazetatema.net/ëeb/2013/06/10/kush-do-ta-vrase-sali-berishen/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by nono (not verified) on

<p>perendimi yt o mero eshte i vdekur e i pafuqishem te ndryshoje kufirin sipas oreksit tuaj edhe pse e verteta historike eshte ne anen tuaj.te djegur e pervluar nga lojrat berisha alia popa jankullatos ju ka ngelur ti fryni kosit.largimi drejt arabise saudite turqise etj do te varet nga zgjedhja juaj,eshte opsional.ka vetem nje variant shpetimi votoni per DARK-u fier se e ka ndryshuar pershtypjen per ju, ju duan shume.bile ju perkohesisht mund ta rifitoni ceshtjen por ajo do te mbetet e hapur deri sa ju ta humbisni perseri,e se bashku me shqiptaret do te behemi muhaxhire ne shqiperi.kane ate burrin e mbretereshes ata lladhasit ai eshte cfare eshte.lere berishen mero qetesohu gezo jeten e castit.ne gjithe boten perendimi yt o mero ka 200 vjet qe mbahet nen monitorim te rrepte......nga ....ufot o mero.keshtu ndodh kur voton kesh qorrazi.ishalla behet dicka perju.</p>

Submitted by nono (not verified) on

<p>berisha ju tha o mero mos e merrni seriozisht ceshtjen e demokracise une dua te bej para .ju nuk jeni gati per demokraci.pse i varet shpresat tek berisha ju.ashtu si i dolet micotaqisit tek pallat</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.