Arvizu viziton Kukësin, dhe dëgjon ankesa për Flamur Nokën

Arvizu ka zgjedhur Kukësin për të parë si po vijon fushata. Atje është shoqëruar në takimet e tij me të rinjtë nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halili, i cili shfrytëzoi rastin për “t’iu qarë” ambasadorit në lidhje me fushatën elektorale dhe mungesën e përkrahjes nga qeverisja qendrore. Halili shprehu posaçërisht shqetësimin e vet në lidhje me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka.
“Ministri i Brendshëm, Flamur Noka krijon probleme me eskortën e tij”, tha ai, duke theksuar se Noka duhet të distancohet nga veprimet e policisë.
Arvizu vuri në dukje se ‘Qytetarët dinë të zgjedhin vetë dhe se nuk kanë nevojë për shantazhe ” ndërsa u tha të rinjve “Votoni e bëni zgjedhjen e duhur më 23 qershor”
Kryebashkiaku i Kukësit, Halilaj la PD-në para pak ditësh (motivi: për shkak të indiferencës së qeverisë në lidhje me investimet në Kukës) për t’iu bashkuar LSI-së.
k.c.
Add new comment