Edward Snowden bëhet i gjallë; është në Hong Kong; dhe nuk është penduar për çfarë ka bërë

Postuar në 12 Qershor, 2013 14:20

“Nuk jam hero; as tradhtar. Jam thjesht një amerikan”, thotë Edward Snowden nga Hong Kongu, për gazetën the South China Morning Post. Ai është bërë i gjallë për herë të parë qysh nga dita që u mor vesh se ishte pikërisht ai që kish nxjerrë informacionin mbi Programin e Përgjimit të kryer nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Nacionale. Është në Hong Kong, në një vend sekret, dhe do të rrijë atje “derisa të dalë dikush e t’i thotë se nuk mund të rrijë më”. “Nuk jam këtu për t’iu fshehur sistemit të drejtësisë; jam këtu për të luftuar krimin e madh që është kryer”, tha ai për reporterin e gazetës kineze.

Në fakt, midis SHBA-ve e Hong Kongut ka një marrëveshje ekstradimi, por nga ana tjetër, Snowden mund të mbetet atje për vite me radhë në përpjekje legale për t’iu shmangur ekstradimit.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.