Tavo apo jo-Tavo? K/bashkiaku i Beratit: nuk ekziston 40%-shi!

Postuar në 15 Qershor, 2013 02:08

Duket se pjesë e strategjisë së LSI për zgjedhjet është dhe shpërndarja e informacioneve që rritin besimin e të majtëve që të votojnë LSI, meqë “të zgjidh punë”. E tillë duket të jetë edhe deklarata e Vangjel Tavos, i cili hodhi shashkën e ndarjes së pushtetit (lexo dhe të punësimit në administratë) 40% me 60%. Kundërpërgjigja e socialistëve ka qenë e menjëhershme. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi u ka thënë dje banorëve të qytetit, që të mos u besojnë deklaratave të LSI-së që ai i quajti “personale”, duke iu referuar kryesisht komenteve të kandidatit të i LSI-së Vangjel Tavos në Gjirokastër, se "pas zgjedhjeve LSI do të marrë 40% të pushtetit". “Nënshkrimi i koalicionit PS-LSI është një ngjarje e rëndësishme për të majtën shqiptare, sepse e kthen votën në shtratin e saj të natyrshëm, por nuk ka marrëveshje të tilla, siç janë shprehur Naço e Tavo,” tha Nasufi.

Vetë fraza e Tavos në Gjirokastër se “[pas zgjedhjeve, në rast fitoreje të së majtës] 40% e administratës do administrohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim” duket të jetë pak edhe anti-ligjore, sepse fituesi nuk mund të “menaxhojë” administratën. Të paktën jo në përputhje me njërin nga 3 ligjet e Integrimit, për miratimin e të cilëve LSI u investua fuqishëm.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.