Kryeministri viziton Tropojën, po asnjë tropojan s’i jep dot as dorën, prej masave të forta të sigurisë

Të jetë paranojë apo frikë reale? Mediet bëjnë të ditur se Kryeministri ka vizituar sot Tropojën pas 4 vitesh, nën masa të forta sigurie. Qyteti gëlonte prej efektivëve civilë të Gardës së Republikës dhe policëve me uniformë që prisnin mbërritjen e kryeministrit Sali Berisha. Zona në të cilën u mbajt tubimi ishte e tëra e mbikëqyrur nga dhjetra e dhjetra pjestarë sigurie, shumica prej të cilëve në fakt ishin të veshur me rroba civile, raporton Top Channel, teksa nuk mungonte edhe mbikëqyrja e terrenit nga çatitë e ndërtesave përreth. Sipas TCH, “Shumë tropojanë të cilët tentuan të thyenin kordonin e policisë për të takuar atë që e konsideronin me parrulla si “birin e tyre” e patën të pamundur, pasi kryeministri ecte i rrethuar nga eskorta e tij.”
k.c.
Comments
Nje kryeninister qe shkon ne
<p>Nje kryeninister qe shkon ne vnedlinje me 300 ishtare dhe 400 fuksa, nuk meriton te rrije me asnje dite ne krye te shtetit. Edhe Enveri ishte me i cilter se ky...</p>
pse rreni? u pa ne video qe
<p>pse rreni? u pa ne video qe boll njerez ia dhane doren madje e perqafuan</p>
A e puthi njeri albo meqe e
<p>A e puthi njeri albo meqe e paske pare me mire ti? A i futi njeri duart si Cani?</p>
Koloreto po cfare e keni kete
<p>Koloreto po cfare e keni kete histori juve? Detyrimisht qe do te kete masa te forta sigurise, qofte edhe shtese. Eshte i pari i vendit mor zotni. Eshte detyre e sigurise se vendit. Edhe Edi Rama jot te jete kryeminister, siguria duhet te jete e larte. Nese aludon se Berishen nuk e duan, prandaj ka masa sigurie, ateher mos kujto se Edi Ramen do e duan me shume, pse e doni ju dhe takemi juaj. asgje me shume nuk beje Rama nga c'ka bere Berisha, do vjedhe edhe ai megjithe sojin e sorollopin e vet. Keshtu qe mos na beni te vjellim me Rilindjen.</p>
Add new comment