Kryeministri viziton Tropojën, po asnjë tropojan s’i jep dot as dorën, prej masave të forta të sigurisë

Postuar në 15 Qershor, 2013 14:27

Të jetë paranojë apo frikë reale? Mediet bëjnë të ditur se Kryeministri ka vizituar sot Tropojën pas 4 vitesh, nën masa të forta sigurie. Qyteti gëlonte prej efektivëve civilë të Gardës së Republikës dhe policëve me uniformë që prisnin mbërritjen e kryeministrit Sali Berisha. Zona në të cilën u mbajt tubimi ishte e tëra e mbikëqyrur nga dhjetra e dhjetra pjestarë sigurie, shumica prej të cilëve në fakt ishin të veshur me rroba civile, raporton Top Channel, teksa nuk mungonte edhe mbikëqyrja e terrenit nga çatitë e ndërtesave përreth. Sipas TCH, “Shumë tropojanë të cilët tentuan të thyenin kordonin e policisë për të takuar atë që e konsideronin me parrulla si “birin e tyre” e patën të pamundur, pasi kryeministri ecte i rrethuar nga eskorta e tij.”

k.c.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Nje kryeninister qe shkon ne vnedlinje me 300 ishtare dhe 400 fuksa, nuk meriton te rrije me asnje dite ne krye te shtetit. Edhe Enveri ishte me i cilter se ky...</p>

Submitted by albo (not verified) on

<p>pse rreni? u pa ne video qe boll njerez ia dhane doren madje e perqafuan</p>

Submitted by ID (not verified) on

<p>A e puthi njeri albo meqe e paske pare me mire ti? A i futi njeri duart si Cani?</p>

Submitted by Anonim 1 (not verified) on

<p>Koloreto po cfare e keni kete histori juve? Detyrimisht qe do te kete masa te forta sigurise, qofte edhe shtese. Eshte i pari i vendit mor zotni. Eshte detyre e sigurise se vendit. Edhe Edi Rama jot te jete kryeminister, siguria duhet te jete e larte. Nese aludon se Berishen nuk e duan, prandaj ka masa sigurie, ateher mos kujto se Edi Ramen do e duan me shume, pse e doni ju dhe takemi juaj. asgje me shume nuk beje Rama nga c&#39;ka bere Berisha, do vjedhe edhe ai megjithe sojin e sorollopin e vet. Keshtu qe mos na beni te vjellim me Rilindjen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.