Berisha inauguron tunelin dhe fton Blushin të mbajë fjalën e të hyjë në PD

Postuar në 16 Qershor, 2013 06:24

Është vështirë të marrësh vesh nëse u hap autostrada Tiranë-Elbasan apo vetëm tuneli, që është një segment i saj (mediet pranë qeverisë thonë "u hap autostrada", ato pranë opozitës shkruajnë "u hap tuneli - një segment i autostradës"). Autostrada Tiranë-Elbasan  është cilësuar pas rrugës së kombit, si vepra e dytë më e madhe publike në vend. Nga fjalët e Kryeministrit në përurimin e tunelit, mund të besosh se mjafton ti hipësh makinës e të nisesh që sot për Elbasan:

“…sot më 16 qershor të vitit 2013 bëjmë të vërtetë, realizojmë një ëndërr tonën, një ëndërr të gjeneratave të tëra të cilat ëndërronin që një ditë Elbasani, ky qytet i shpirtit dhe zemrës së bardhë të shqiptarëve, djepi i dijës dhe i shkollimit të bashkohet me Tiranën nëpërmjet një tuneli. Emocionet janë të ëmdha dhe ato nuk kanë të përshkruar por kënaqësia është shumë e madhe sepse sot në 16 qershor vendi që vetëm 6 vite më parë kishte rrjetin rrugor më të shkatërruar dhe më të prapambetur po çan malet, po ndërton tunele, kryevepra inxhinierike, ” ka thënë ai në ceremoninë e përurimit të tunelit.

Kryeministri përfitoi nga rasti të thumbojë Ben Blushin që të mbajë fjalën e dhënë dhe të marrë teserën e Partisë Demokratike.  “Kam menduar për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD-së dhe ti jap dokumentin e Partisë Demokratike dhe këtë vetëm e vetëm për ti dhënë atij mundësinë njëherë në jetë në mbaj fjalën e tij.  E pres në seli kur të doj që tia dorëzoj atë dokument sepse ne tunelin e ndërtuam” tha ai.

k.c.

Comments

Submitted by Xha Teme (not verified) on

<p>Po ky shejtan na e mbushi PD me socialista. Sidoqofte, nese per futjen e Blushit ne PD behet fjale vetem per antaresim dhe shakaja ketu deri diku edhe honepset, gjema me Kac Islamin, Dogjanin dhe ate tjetrin tregon se politika e kulisave dhe jo ajo parimore ka per ta marre ne qafe. Sido qe te jete, te mos futesh ne zone te sigurt Tritan Shehun,&nbsp;i cili mire apo keq&nbsp;ka dhene aq shme per&nbsp;PD dhe te futesh socialistet e konvertuar Idrizi dhe ata te mesipermit, zoti shikon dhe ne kete rast ka per ta ndeshkuar. Kjo eshte fyerja me e rende qe Berisha i ka bere partise se tij ne keta 22 vjet. E genjen mendja se mund ti heqi ndonje vote PS me kete manover. Perkundrazi, me kete veprim ka per te cuar me shume demokrate&nbsp; tek Topi. Dhe socialistet i bene grusht bashkuar rreth partise.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.