Thaçi: Përvoja e negociatave me Daçiçin ka qenë e jashtëzakonshme; Jam takuar 11 herë me të

Në forumin evropian të Wachau-t (Austri) janë ftuar për të marrë pjesë e për të folur kryeministri kosovar Thaçi dhe homologu i tij serb, Daçiç. I pari ka mbajtur fjalën e vet, dhe në të ka nënvizuar faktin se negociatat mes Prishtinës e Beogradit janë finalizuar me sukses. “Sot, me kënaqësi do të ndaj me ju, përjetimin ndoshta më të vështirë të tejkalimit të krizës, atë të konfliktit një shekullor më jetëgjatë, më të thellë dhe më të përgjakshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili me sukses të madh është përmbyllur me 19 prill 2013, në Bruksel”, tha ai.
Sipas Thaçit, konflikti mes Kosovës e Serbisë është hedhur pas shpine: [Përvoja e bashkëpunimit me Ivica Daçiçin ka qenë e[ jashtëzakonshme; është krejt e freskët, një përvojë se si popujt që kanë qenë në konflikt për një shekull të tërë, mund t'i lënë prapa përjetimet e hidhura të konfliktit, dhe të ndërtojnë paqe, të ndërtojnë raporte normale, dhe të sigurohen që më kurrë të mos lënë mundësinë për luftëra të përgjakshme”.
Dhe mes të tjerash, zbulon ca detaje të negociatave: “U takuam plotë 11 herë dhe së bashku biseduam për 200 orë rresht. Hymë në dialog të thellë, të përgjegjshëm, shpesh frustrues, shpesh me paragjykime, shpesh edhe me mospajtime të thella, por të dedikuar që mos të përfundojmë pa arritur deri te një marrëveshje fillestare kornizë, mbi parime të normalizimit, ku do të adresoheshin çështjet kryesore”.
Fjalën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,91,114493
Re.Pu.
Add new comment