Përfaqësuesit e majtë, nën terror në Kukës, në krye të operacioneve famëkeqe, vetë ministri i Brendshëm Flamur Noka

Nga Kukësi nuk vinë lajme të mira. Pas denoncimit të kreut të bashkisë të këtij qyteti, Hasan Halili të ministrit të Brendshëm Flamur Noka te dy ambasadorë, ambasadorit suedez, Patrick Svensson dhe atij amerikan, Aleksandër Arvizu, për presion ndaj qytetarëve për votat, sot ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim që, nëpërmjet konference për shtyp, denoncon akte vandale ndaj përfaqësuesve të majtë nga strukturat e policisë.
“Aktet e dhunës e të terrorit që po ushtrohen në qarkun e Kukësit e konkretisht ndaj z. Eshtref Islami, të cilit i është bërë bastisje në shtëpi pa pasur mandat kontrolli dhe më pas është shoqëruar në komisariatin e policisë, ku është mbajtur 2 deri 3 orë pa asnjë arsye. Po sot në mëngjes, kur ministri Noka ka qenë duke mbajtur takim elektoral, është telefonuar kandidati i LSI-së dhe forcat speciale kanë zbarkuar në mënyrë të dhunshme duke hyrë me forcë e kontrolluar shtëpitë e banorëve të Krumës, të afërm të z.Bardhoshi, pa asnjë mandate kontrolli”.
LSI-ja për këto shkelje ka lajmëruar sot zyrën e OSBE, të BE-së dhe ambasadën e SHBA-së.
Zh.
Add new comment