DASH e vendos Shqipërinë në listen e vëzhgimit për trafikimin e qenieve njerëzore tri ditë para zgjedhjeve

Një raport të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Shqipërinë, është publikuar mbrëmë, tri ditë para zgjedhjeve, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, që thotë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht kushtet minimale për eliminimin e trafikimit.
“Shqipëria është vend burimi për burra, gra dhe fëmijë të cilët i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar. Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual brenda Shqipërisë si edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, - thotë raporti që shpërndau ambasada e SHBA.
Një tjetër pjesë e “dushit të ftohtë” ndaj qeverisë ishte: Qeveria nuk dha mbështetje financiare për shërbimet ndaj fëmijëve të varur nga viktimat e trafikimit. Qeveria raportoi se ka dhënë shumën prej afro 280.952 dollarë për shërbime sociale për viktimat e rritura të trafikimit; megjithatë, ajo nuk dha informacion në lidhje me ç’pjesë e kësaj shume u shpenzua për këto shërbime.
Zh.
Add new comment