Arvizu “përvesh përsëri mëngët”, vihet në krye të 68 personave për të vëzhguar procesin zgjedhor

Në zgjedhjet e 23 qershorit regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 8153 vëzhgues. KQZ ka akredituar dje si monitorues në zgjedhje diplomatët në Tiranë. Me dhjetëra diplomatë do të jenë të angazhuar për të vëzhguar procesin zgjedhor më 23 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje listën e diplomatëve që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor. Sipas gazetës Shqip, lista kryesohet nga ambasadori Arvizu dhe zëvendësambasadori Henry Jardine. Sipas burimeve, pritet që të angazhohet edhe personeli i ambasadave të SHBA në Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë.
Lista e vëzhguesve të Ambasadës i është përcjellë Ministrisë së Jashtme me anë të një note, ku thuhet se “ku personel është i gjithi staf amerikan ose punonjës lokalë të qeverisë së SHBA-ve nga ambasadat e Tiranës, Shkupit, Prishtinës dhe Malit të Zi”. Po dje, KQZ miratoi me katër vota pro dhe akreditimin si vëzhgues të delegacionit të BE-së, që do të drejtohet nga ambasadori Etore Sekui dhe diplomati Nikolai Vulchanov. Listës së ambasadorëve të miratuar nga KQZ i është shtuar dhe Ambasada britanike me kryediplomatin e saj, Nikolas Cannon, po ashtu dhe Ambasada franceze me ambasadoren e saj Kristine Moore. Në KQZ u miratua dje lista e diplomatëve të Holandës, Norvegjisë dhe Greqisë.
Zh.
Add new comment