“Ç’do të thotë vrima e miut”, pyet Fevziu Ramën në emisionin e tij “Opinion”?!...”Të zbatosh ligjin” - përgjigjet Rama

Postuar në 21 Qershor, 2013 06:00

Pothuajse në të njëjtën orë që ka qenë Berisha te Sokol Balla, në të njëtën orë ka qenë edhe kandidati për postin e kryeministrit, Edi Rama te emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut. Njërës prej pyetjeve të Fevziut se si do të mbrohet vota, Rama i është përgjigjur se pasojat do të jenë të rënda mbi shkelësit e ligjit. “Ju siguroj, nëse prekin votën, do të duhet të kenë përgatitur edhe vrimën ku do të futen”.

Fevziu, duke patur parasysh bojkotet në kuvend, protestat e Bulevardit, 21 janarin, këmbëngul: “Ç’do të thotë të futesh në vrimë të miut”!?

Rama këtë radhë i ka përmendur vetëm një rrugë, atë ligore: “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i riparë, i ka rënduar shumë dënimet me burg për procesin penal. Nëse dikush merr përsipër të prekë votën, duhet të ketë marrë më parë parasysh se në ç’vrimë do të fshihet hajduti, çdo hajdut. Edhe nëse në këtë hajdutëri do të marrë pjesë Saliu, edhe Saliu duhet ta mendojë shumë mirë”, tha lideri i opozitës në emisionin “Opinion” në televizionin “Klan”.

 Zh

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.